Një musliman e kishte një shokë të krishter.
Krishteri i lutet muslimanit që të shkojë me të në kishë, për të prezantuar në ligjëratën e priftit e më pas t’i japë mendimin krishterit për këtë. Muslimani pranoi që të shkonte, kur shkoi prifti e kuptoi se në mesin e të pranishmëve gjendet një musliman prandaj dhe tha: Ndërmjet jush gjendet një Muhammedan (musliman).
Muslimani u ngrit dhe i tha si e dite këtë? Prifti tha: tregojnë shenjat në fytyrat e tyre. Muslimani buzëqeshi, ndërsa prifti i tha: Dëshiroj t’i bëj njëzetedy pyetje:
Cfarë është një i cili nuk mund të jetë dy?
Cfarë janë dy të cilët nuk mund të jenë tre?
Cfarë janë tre të cilët nuk mund të jenë katër?
Cfarë janë katër të cilët nuk mund të jenë pesë?
Cfarë janë pesë të cilët nuk mund të jenë gjashtë?
Cfarë janë gjashtë të cilët nuk mund të jenë shtatë?
Cfarë janë shtatë të cilët nuk mund të jenë tetë?
Cfarë janë tetë të cilët nuk mund të jenë nëntë?
Cfarë janë nëntë të cilët nuk mund të jenë dhjetë?
Cfarë janë dhjetë të cilët nuk mund të jenë njëmbëdhjetë?
Cfarë janë njëmbëdhjetë të cilët nuk mund të jenë dymbëdhjetë?
Cfarë janë dymbëdhjetë të cilët nuk mund të jenë trembëdhjetë?
Cfarë janë trembëdhjetë të cilët nuk mund të jenë katërmbëdhjetë?
Cila është ajo gjë e cila merr frymë e shpirt nuk ka?
Cili është ai varr i cili ka ecur me të zotin e tij?
Kush janë ata të cilët kanë gënjyer e kanë hyrë në xhennet?
Cila është ajo gjë të cilën e ka krijuar Allahu dhe e urren?
Cilët janë ata të cilët Allahu i ka krijuar pa baba dhe pa nënë?
Kush është krijuar prej zjarri, kë e ka shkatërruar zjarri e kush është i mbrojtur prej tij?
Kush është krijuar nga guri, kush është shkatërruar prej tij dhe kush është mbrojtur prej tij?
Cfarë është ajo të cilën e ka krijuar Allahu dhe e ka konsideruar si dicka të madhe?
Cila është ajo pemë e cila i ka dymbëdhjetë degë dhe në cdo degë tridhjetë gjethe, në cdo gjethe pesë fruta, tre në hije e dy në diell.
Buzëqeshi muslimani duke qenë i sigurtë në besimin e tij në Allahun.
Filloi me emrin e Allahut “BISMIL LAHIRR RRAHMANIRR RRAHIM”
Allahu i Lartësuar është Një që nuk ka pas Tij të dytë.
Ndërsa dy pas të cilit nuk ka tre: Nata dhe dita. “Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë Tonë)” (El Isra: 12)
Ndërsa tre pas të cilit nuk ka katër: Arsyetimet e Musai me Hidrin në shkatërrimin e anijes, mbytja e djaloshit dhe ndërtimi i murit.
Ndërsa katër pas të cilit nuk ka pesë: Teurati, Zeburi, Ingjili dhe Kur’ni.
Ndërsa pesë pas të cilit nuk nuk mund të ketë gjashtë, janë pesë namazet e obliguara.
Ndërsa gjashtë pas të cilit nuk ka shtatë, janë ditët në të cilat Allahu e ka krijuar botën.
Ndërsa shtatë pas të cilit nuk ka tetë, janë shtatë qiejt. “Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast” (El Mulk: 3)
Ndërsa tetë pas të cilit nuk ka nëntë, janë bartësit e arshit të Rrahmanit, “E atë ditë, tetë (engjëj) e bartin mbi vete arshin e Zotit tënd” (El Hakka: 17)
Ndërsa nëntë pas të cilit nuk ka dhjetë, janë mu’xhizet e Musait alejhis selam, shkopi i cili u shndërrua në gjarpër, dora e cila i bënte dritë, vërshimi i Nilit, bretkosat e shumta, uji i cili u shndërrua në gjak, qimkat të cilat nuk linin askënd të flinte, dërgimi i karkalecae të cilët dëmtonin bimët, thatësia e madhe, zvogëlimi i prodhimeve.
Ndërsa dhjetë pas të cilit nuk ka njëmbëdhjetë, janë sevapet “kush vepron një të mirë do të shpërblehet dhjetë fish e Allahu ia shton shpërblimin kujt të dojë”
Ndërsa njëmbëdhjetë pas të cilit nuk ka dymbëdhjetë, janë vëllezërit e Jusufit alejhis selam.
Ndërsa dymbëdhjetë pas të cilit nuk ka trembëdhjetë, është mrekullia e Musait alejhis selam, “Dhe (përkujto) kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, e Ne i thamë: “Bjeri gurit me shkopin tënd” , atëherë nga ai u gufuan dymbëdhjetë kroje” (El Bekare: 60)
Ndërsa trembëdhjetë pas të cilit nuk ka katërmbëdhjetë, janë vëllezërit babai dhe nëna e Jusufit alejhis selam.
Ndërsa ajo që merr frymë e shpirt nuk ka është agimi, “Pasha agimin kur ia shkrep” (Et Tekvir: 18)
Ndërsa varri i cili ka ecur me të zotin e tij, është peshku i cili e përbiu Junusin alejhis selam.
Ndërsa ata të cilët gënjyen e hynë në xhennet, janë vëllezërit e Jusufit alejhis selam.
Ndërsa atë të cilën e ka krijuar Allahu dhe e urren është zëri i gomarit, “Zëri më i egër është zëri i gomarit” (Llukman: 19)
Ndërsa ata që i ka krijuar e janë pa baba dhe pa nënë janë Ademi, devja e Nuhut, dashi i kurbanit dhe meleqt.
Ndërsa ai i cili është i krijuar prej zjarrit është Iblisi, ai i cili është shkatërruar prej zjarrit është Ebu Xhehli, ndërsa ai i cili është mbrojtur prej zjarrit është Ibrahimi alejhis selam.
Ndërsa ai i cili është krijuar prej gurit, është Deja e Salihut alejhis selam, e ai që është shkatërruar prej gurit janë Es habul fijl (poseduesit e elefantit) dhe ata të cilët janë mbrojtur prej gurit janë Es habul kehf (të vendosurit e shpellës).
Ndërsa atë që Allahu e ka krijuar dhe e ka konsideruar si dicka të madhe është kurthi i grave “Dhe vërtet i madh është kurthi juaj” (Jusuf: 28)
Ndërsa pema është viti i cili i ka dymbëdhjetë muaj “degë” ndërsa tridhjetë gjethet janë ditët e cdo muaji, pesë fryte janë pesë kohët e namazit, e tri nën hije janë: Namzi i sabahut i akshamit dhe i jacisë, e dy në diell janë dreka dhe ikindia.
Këto ishin përgjigjjet e muslimanit, prifti dhe të pranishmit u cuditën por prifti u befasua nga një pyetje të cilën ia drejtoi muslimani. E jo është:
Cili është celësi i xhennetit?
Këtu nuk mundi prifti t’i përgjigjet kësaj pyetje, por ai u detyrua të përgjigjet pas lutjes së shumtë të të pranishmëve.
A e paramendoni pse?!
Sepse përgjigjja është: “Eshhedu en la ilahe il lall llah ëe enne muhammeden resulull llah”
Prifti dhe të gjithë të pranishmit të cilët ishin në kishë e pranuan Islamin.
A e shikoni se sa madhështore që është besimi në Allahun?
Përktheu: Omer Murati
Monday, April 14, 2014
Wednesday, April 9, 2014
Fytyra jote apo këmbët e mia?!
Njëherë një dijetar musliman ishte duke udhëtuar me aeroplan. Kur erdhi koha e namazit, ai shkoi në banjo që të merrte abdest. Meqë banjoja ishte shumë e vogël, atij iu desh të hapte derën e saj në mënyrë që të ngriste këmbën dhe ta vendoste në lavaman. Një stjuardesë e pa dhe iu afrua duke e qortuar dhe thënë që të mos i lante këmbët në lavaman, meqë ato janë të papastra.
Dijetari me butësi e pyeti stjuardesën: “Sa herë, zonjushë e nderuar, e lani ju fytyrën tuaj?” Ajo i përgjigj: “Zakonisht një ose dy herë në ditë.” Atëherë dijetari i tha: “Zonjushë, unë këmbët e mia i lajë pesë herë në ditë për të falur namazin, kështu që kjo i bie se këmbët e mia janë më të pastra se fytyra jote.” Në këtë moment stjuardesa mbeti pa tekst dhe e la të qetë dijetarin të përfundonte abdestin.
Qëllimi i këtij rrëfimi nuk është që të na bëjë të qeshim, por që të na mësojë se sa të rregulltë duhet të jemi për namazet tona.
Përktheu: Omer Murati
Oj e turperuar
Oj ti e martuar,ke burr dhe femij ..,ke emrin nene ne shtepi.
Ndalu pak dhe mendo,c`far duhen fotot e tua ne net te publikuar ,vetem per nje koment e pelqim ,apo per te shthurrur edhe me shum kete rini. A nuk eshte turp per ty nene te japin komente burrat e huaj, ata burra qen te interneit qe nuk lejn foto femer pa komentuar"uhhhh sa e bukur dukesh", e gruas se vete kurr per jete si ka then nje fjal te bukur e kompliment.
Oj e turperuar, perse flet me burra te huaj, perse mban shoqeri derisa veq shokun e jetes ne shtepi e ki. A nuk te vie pak rend sikur te te shef i gjori femij qe pastaj kjo te jete shkak per vuatje, dhe payshim nje merzi e madhe se nuk eshte lehte per femijun te shef se si nena me burr te huaj shpreh dashuri,per at nene qe ndjen me shume mall per te dashurin se per burrin , qe i gjorri pune mbas pune ben vetem e vetem qe te jeni te lumtur.
Oj e turperuar,por sikur keta burra te netit te jen te mir, ata nuk do kishin kohe te rrijn me ty, sepse edhe obligimet familjare te tyre i presin, e si mendon ti qe nje njeri eshte i mir kur obligimet familjare i len anash per nje femer te martuar kur e din aty se veq kohe e humbur eshte.
Oj ti e turperuar,sa do ti te jesh e bukur dhe e menqur je nje nene ,e nje nene hije nuk i ka te reklamohet me foto, e burrat e huaj te japin pelqime e komentime,se kur dukesh me e bukur e kur me epshore.
Oj ti e turperuar,mos u be parazit duke grene nga shpina e burrit tend e pastaj at fuqi te e shfrytezon me burra te huaj,koft e vertet ajo qe nuk don te jeton me me burr tendin,ateher beje shkurorizimin dhe pastaj martohu me koplimentet e meshkujve,apo edhe me dashnorin qe e bere ne net..,po qese ai te marton..?Por ai as do te te marton,e as qe e ka ndermend, se per te shfryer epshe sot nuk eshte aspak e veshtir,se me bollek jan bere keso femra!
Oj e turperuar,sot je nene e neser do behesh gjyshe kalo nga vetja si do te te duket sikur gruaja e djalit tend te kete te dashur e djalin tend t` e ben sherbetor,ashtu si ti po ja ben burrit tende se edhe burri yt eshte djali i nje neneje.
Oj ti e turperuar, qe ben foto kujtoje diten kur do te dalesh para Allahut me gjith keto mekate ,kujtoje diten qe do japesh llogari e turperuar ku aty do te te del ne shesh e gjitha cka ke vepruar, a nuk do te jete turp kur do te te deshmojn meleket per keto qe ti sot mekatove ?!
Ndersa nje mesazh per burra, kujdesu per grat e juaja se do jepni pergjegjesi per to, mos lejoni gruaja juaj te hap foto ne net se ti do japish pergjegjesi per keto,e mos lejo qe qent e internetit te lehin para fotove te gruas tende,se gruaja jote duhet te kete nje vlere te madhe e jo te bie aq posht qe cdo qen te lehi pran fotos se saj..
Përktheu: Omer Murati
Monday, April 7, 2014
Hoxha dhe papagalli!!!
Një hoxhë i mësonte nxënësit e tij “Akide-Besim”, ua mësonte atyre fjalën La ilahe ilallah dhe ua komentonte.
Një ditë prej ditëve njëri nga nxënësit ia solli dhuratë hoxhës një papagall sepse ai ishte i dhënë pas ruajtjes së maceve dhe zogjve.
Hoxha filloi ta duaj papagallin dhe njëherit ta marrë me vete në mësimet e tij, derisa papagalli mësoi shqiptimin e fjalës La ilahe ilallah, dhe papagalli e përsëritte shehadetin-dëshminë, ditë e natë.
Një ditë kur erdhën nxënësit tek hoxha, e gjetën atë duke qarë, dhe kur e pyetën pse po qanë? u përgjigj: macja e ka mbytur papagallin.
Nxënësit i thanë: a për këtë po qanë?! Nëse dëshiron do ta sjellim një tjetër në vend të tij, edhe më të mirë se ai; ndërsa hoxha ia ktheu: Nuk po qaj për këtë, por kur macja e sulmoi papagallin filloi të britte dhe të lëshojë zë tjetër derisa ngordhi, edhe pse ishte nga ata që shumë shpesh e thoshte fjalën “La ila ilallah”. Kur e sulmoi macja, harroi shehadetin dhe filloi të britte, sepse ai e thoshte vetëm me gjuhën e tij, ndërsa zemra e tij nuk e ndjente e as nuk e dinte.
Pastaj hoxha tha: Frikohem se mos jemi sikurse ky (papagalli), e kalojmë jetën duke e përsëritur shehadetin me gjuhët tona, e kur na vjen vdekja e harrojmë sepse zemrat tona nuk e kanë njohur mirë.
Nxënësit filluan të qajnë nga frika e mos sinqeritetit me fjalën “La ilahe ilallah”.
Ne, a e kemi mësuar fjalën “La ilahe ilallah” si duhet, a i kemi mësuar kushtet, vaxhibatet dhe kuptimet e saja?
O Allah na forco me fjalën “La ilahe ilallah” në këtë botë dhe botën tjetër.

Saturday, April 5, 2014
Dijetari dhe studenti!!
Një dijetar e pyeti studentin e tij: Sa vjet u bën që më shoqëron mua?
Studenti: 33 vjet.
Dijetari: Çfarë ke mësuar prej meje gjate kësaj kohe?
Studenti: Kam mësuar tetë gjëra.
Dijetari: Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!- tha i çuditur. Më kaloi jeta me ty ndërsa ti nuk ke mësuar më shumë se tetë gjëra.
Studenti: Nuk kam mësuar tjera dhe nuk dua te gënjejë.
Dijetari: Atëherë m’i thuaj ato tetë gjëra që paske mësuar prej meje!
Studenti:
1. Vrojtova dhe shikova me kujdes në krijesa dhe pashë se secili prej tyre ka nga një te dashur por kur të shkojë te varrezat i dashuri ndahet prej tij/saj, kështu që unë të dashur caktova veprat e mira që kur të hyjë në varr edhe ato të hyjnë me mua.
2. Analizova thënien e Allahut: E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, 41. Xheneti është vendi i tij”. (en-Naziat, 40-41), kështu që dhashë mund e derdha energji për ta larguar epshin në mënyrë që shpirti im të përqendrohet në adhurim për Allahun.
3. Pashë se njerëzit që kishin gjera të çmuara dhe me vlere i ruanin ato që të mos humbnin. Pastaj meditova fjalën e Allahun: Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te All-llahu është e përjetshme…”. (en-Nahl, 96), kështu që sa herë që në dorën time binte ndonjë e mire e drejtoja kah Allahu që të ruhet tek Ai.
4. Shikova në krijesa kur ja pashë se tërë ata mburreshin me pasuri, familje ose prejardhje, pastaj shqyrtova fjalën e Allahut: …e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), “. (el-Huxhurat, 13), kështu që iu qasa devotshmërisë që të jem i ndershëm tek Allahu.
5. Pashë se njerëzit fyenin dhe mallkonin njëri tjetrin dhe tërë këtë si shkak i zilise-smirës (hasedit). Meditova fjalën e Allahut: … Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë…”. (ez-Zuhruf, 32), kështu që e braktisa zilinë ngase u binda se ndarja e dhuntive bëhet nga Allahu i Madhëruar.
6. Pashë njerëzit duke u armiqësuar, bërë padrejtësi dhe luftuar njeri tjetrin. Shikova fjalën e Allahut: Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik…”. (Fatir, 6), kështu që braktisa armiqësinë ndaj njerëzve dhe fillova të ushtroj armiqësinë time vetëm ndaj djallit.
7. Pashë se njerëzit për ta fituar idaren (furnizimin) bënin çdo gjë, madje edhe gjëra të paligjshme. Shikova thënien e Allahut: Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj…”. (Hud, 6), kështu që u binda se unë jam një prej këtyre gjallesave të shumta që Allahu ka përsipër furnizimin e tyre kështu që furnizimin tim që kam tek Ai e lashë (i bindur se do ta arrije atë në mënyrë të ligjshme).
8. Shikova krijesat dhe pashë se secili prej tyre mbështetej në një krijesë të ngjashme me të; ky për pasurinë e tij, ky për gjënë e humbur të tij, ky për shëndetin e tij, ky për qendrën e tij…Pastaj iu referova fjalës së Allahut: …Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij…”. (et-Talak, 3), kështu që i ika mbështetjes në krijesa dhe punova në drejtim të mbështetjes vetëm në Allahun e Madhëruar!

Friday, April 4, 2014
Njeriun të cilin Pejgamberi s.a.v.s. e përgëzoi me Xhennet përmes ëndrrës!!
Një nga thirrësit në Islam, nga Arabia Saudite, me rastin e shoqërimit me të rinjtë, e ka treguar një tregim, ndoshta ndër më të çuditshmit.
Thirrësi tregon: “Njeriut të cilit i kishte ndodhur kjo ngjarje ma ka treguar rastin si më poshtë vijon… Një natë, thotë e pash në ëndërr Pejgamberin s.a.v.s. i cili më tha: “Të lutem shko tek filan personi, i cili jeton në filan qytet dhe në filan rrugën dhe i thuaj se do te jetë bashkë me mua në Xhennet”. Derisa Muhammedi s.a.v.s. ma sqaronte këtë, unë e pashë shtëpinë dhe rrugën ku jetonte ai. Kur u zgjova, i thash vetit se kjo është ëndërr, edhe një ëndërr në mesin e ëndrrave tjera. Megjithatë, e njëjta ëndërr, në të njëjtën formë në tërësi m’u përsërit edhe natën e dyte, të tretë dhe të katërt. E vërejta se është ne pyetje një gjë serioze.
E morra makinën dhe u nisa në drejtim te atij qyteti. Kur arrita, fillova ta kërkoj rrugën e cila m’u paraqit në ëndërr, dhe me të vërtetë kur kam hyrë në atë rrugë, pash se ishte e njëjta siç m’u kishte paraqitur në ëndërr. Pas një kërkimi të shkurtë, e njoha të njëjtën shtëpi të cilën e kisha parë në ëndërr. Trokita në derë dhe m’u paraqit një person. I dhashë selam dhe e pyeta a është kjo shtëpia e filan personit, ai mu përgjigj, po. Më pas e pyeta, a gjendet ai person në shtëpi, e ai m’u përgjigj: “Po, unë jam vet ai personi që kërkoni”.
E kam shikuar si i habitur atë njeri, ishte i rruar qel…., rrobat e gjata, ia kalonin zogun e këmbës, nuk më dukej si njeri i devotshëm, unë kisha pritur të takoja ndonjë shejh - dijetar, thirrës, por këtë lloj të njeriut, kurrë. Si do qe te jetë i thash se kisha diçka për t’i thënë. Njeriu më ftoi ngrohtësisht në shtëpi, më dëshiroi mirëseardhjen dhe ma ofroi çajin. Kur u njoftuam pak më shumë, unë i thash: “Shiko vëlla i dashur, ersha nga larg për ta komunikuar një lajm. Disa net rresht kam par të njëjtën ëndërr. Ty, shtëpinë tënde në këtë rrugë, dhe çdo herë e kam ëndërruar edhe Muhammedin s.a.v.s., i cili më ka përmednur emrin dhe mbiemrin tënd dhe vendin ku jeton dhe më ka porositur qe të përgëzoi “Se do jesh bashkë me te në Xhennet!!!”
Njeriu e uli kokën dhe filloi te qaj, u la i tëri në lot. Pas pak, kur erdhi ne vete tha: “Nuk e di se si e kam merituar këtë, pasha Allahun nuk e di, namazin e kryej Elhamdulilah, e falënderoi Allahun, por tani për tani nuk mund të them se kam diçka tjetër të veçantë nga Perëndia, nuk kam, me përjashtim, ndoshta se sa herë që kam fituar diçka, sepse unë jam një taksist, kthehem te fqinjët tanë të cilëve u ka vdekur kryefamiljari dhe bashkëshortja ka mbetur me dy fëmijë jetim, dhe gjithnjë iu japë gjysmën e fitimeve për t’u ushqyer, përderisa gjysmën tjetër ua lë familjes sime, nëse nuk është kjo, atëherë nuk di çka mund të jete tjetër. "
Ka thënë Muhammedi s.a.v.s.: “Unë dhe ai i cili kujdeset për jetimët, do të jemi bashkë në Xhennet – dhe i ngriti dhe i tregoi gishtin tregues dhe gishtin e mesëm”[1]
Mundohu të bëhesh si ky njeri!
[1] (Sahijhu-l-Buhari)

Thursday, April 3, 2014
Foshnja, e cila i ka folur Nënës së saj!!
Transmeton Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Një grua nga beni israilët i jepte gji foshnjës së saj. Aty pranë kalon një kalorës i pashëm, me rroba të bukura.
Gruaja thotë:
“O Zoti im! Fëmijën tim bëre si ky”.
Foshnja e ndërpret gjirin, e kthen fytyrën në drejtim të kalorësit, e shikon, dhe thotë:
“O Zoti im, mos më bën si ky”, - pastaj vazhdon prapë të thithë.
Tregon Ebu Hureje: “Më duket sikurse po e shoh duke treguar rastin Pejgamberi s.a.v.s., aq mirë që e tregonte”. Pastaj vazhdon duke treguar: “Pastaj aty pranë e sjellin një vajzë duke e goditur pandërprerë dhe duke thënë: “Ke bërë prostitucion, ke vjedhur”, ndërsa ajo thoshte: “Më mjafton Allahu, Ai është ndihmëtari më i miri.”
Nëna thotë: “O Zot, fëmijën tim mos e bën si kjo!” Foshnja e ndërpret gjimarrjen, e shikon atë dhe thotë:
“O Zoti im, më bën si kjo!”
Pastaj e tregon tregimin dhe sqarimin e foshnjës, e cila ka thënë: “Ka kaluar një njeri me pamje të mirë, e nëna tha: “O Zoti im, bëre foshnjën time si ai, e unë thashë: “O Zoti im, mos më bën si ai!” E kur kaluan këta njerëz me vajzën duke e rrahur dhe duke i thënë: “Ke vjedhur, ke bërë prostitucion”, e nëna tha: “O Zoti im, mos e bën foshnjën time si ajo”. Thashë: “O Zoti im, më bën si ajo!” Tregon se ai njeri (kalorësi i pashëm) ka qenë kriminel (i fshehur), e foshnja ka thënë: “O Zoti im, mos më bën si ai!” Ndërsa për vajzën, të cilës i kanë thënë: “Ke vjedhur, ke bërë prostitucion.” Ajo as nuk ka vjedhur, as nuk ka bërë prostitucion, e unë kam thënë: “O Zoti im, më bën si ajo!”[1]
[1] (Transmeton Muslaimi dhe Buhariu)

Wednesday, April 2, 2014
Njeriu qe vrau 99 persona!!
Nga Ebu Seid Sa’d ibën Malik ibën Sinan el-Hudrij radijallahu anhu përcillet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Dikur, para jush, ka qenë një njeri që ka vrarë nëntëdhjetë e nëntë veta.
Pyeti për njeriun më të dijshëm në botë dhe e udhëzuan te një rahib (njeri i devotshëm).
Shkon te rahibi e i thotë se ka vrarë 99 veta, prandaj a ka për të pendim? Rahibi i thotë se për të nuk ka pendim.
Ky e vret edhe rahibin dhe me të plotëson njëqindshen. Pastaj vazhdon të kërkojë njeriun më të ditur në botë dhe e udhëzuan te një dijetar.
I tregon se ka vrarë 100 njerëz dhe e pyet se a ka për të pendim.
Dijetari i tha: -Po! E kush mund të jetë pengesë mes tij dhe pendimit? I tha: -Shko në një vend, i cili është kështu dhe kështu, aty banojnë disa njerëz të cilët e adhurojnë Allahun.
Edhe ti adhuroje Allahun me ta dhe mos u kthe kurrë në vendin tënd sepse është vend i keq. Njeriu u nis dhe kur arriti në gjysmë të rrugës i erdhi vdekja.
Atëherë u grindën engjëjt e mëshirës me engjëjt e dënimit. Engjëjt e mëshirës thanë: -Ai ka ardhur deri këtu i penduar për mëkatet me zemër të drejtuar nga Allahu i Madhërishëm. Kurse engjëjt e dënimit thanë: Asnjëherë më parë nuk ka bërë mirë. Atëherë këtyre engjëjve u vjen një engjëll tjetër në formë njeriu dhe këta e marrin për gjykatës, që të gjykojë se kush ka të drejtë.
Ky u thotë: Matni distancën mes dy vendeve, vendit të adhurimit dhe atij të mëkateve.
Më afër cilit vend të jetë, atij vendi i takon. Engjëjt e matën hapësirën mes dy vendeve dhe panë se i penduari ishte më afër vendit që synonte (të adhurimit), prandaj e morën engjëjt e mëshirës.”[1]
[1] Muttefekun alejhi.
Në Sahih Buhari është ky transmetim: “Njeriu i penduar ishte më afër vendit të ibadetit vetëm për një pëllëmbë, prandaj u llogarit si banor i xhennetit.” Po ashtu, në Sahih Buhari i shtohet edhe ky citat: “Allahu e urdhëron këtë tokë të largohet, kurse tokën tjetër që të afrohet, pastaj tha: “Mateni largësinë e dy vendeve” dhe engjëjt panë se i penduari është vetëm për një pëllëmbë më afër vendit të adhurimit, prandaj iu falën mëkatet.” Kurse në një transmetim tjetër thuhet: “Me gjoksin e tij ishte i drejtuar nga vendi i pendimit.”

Subscribe to:
Posts (Atom)