Thursday, April 3, 2014

Foshnja, e cila i ka folur Nënës së saj!!

Transmeton Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Një grua nga beni israilët i jepte gji foshnjës së saj. Aty pranë kalon një kalorës i pashëm, me rroba të bukura. 

Gruaja thotë: 

“O Zoti im! Fëmijën tim bëre si ky”.

 Foshnja e ndërpret gjirin, e kthen fytyrën në drejtim të kalorësit, e shikon, dhe thotë: 

“O Zoti im, mos më bën si ky”, - pastaj vazhdon prapë të thithë. 

Tregon Ebu Hureje: “Më duket sikurse po e shoh duke treguar rastin Pejgamberi s.a.v.s., aq mirë që e tregonte”. Pastaj vazhdon duke treguar: “Pastaj aty pranë e sjellin një vajzë duke e goditur pandërprerë dhe duke thënë: “Ke bërë prostitucion, ke vjedhur”, ndërsa ajo thoshte: “Më mjafton Allahu, Ai është ndihmëtari më i miri.” 

Nëna thotë: “O Zot, fëmijën tim mos e bën si kjo!” Foshnja e ndërpret gjimarrjen, e shikon atë dhe thotë: 

“O Zoti im, më bën si kjo!” 

Pastaj e tregon tregimin dhe sqarimin e foshnjës, e cila ka thënë: “Ka kaluar një njeri me pamje të mirë, e nëna tha: “O Zoti im, bëre foshnjën time si ai, e unë thashë: “O Zoti im, mos më bën si ai!” E kur kaluan këta njerëz me vajzën duke e rrahur dhe duke i thënë: “Ke vjedhur, ke bërë prostitucion”, e nëna tha: “O Zoti im, mos e bën foshnjën time si ajo”. Thashë: “O Zoti im, më bën si ajo!” Tregon se ai njeri (kalorësi i pashëm) ka qenë kriminel (i fshehur), e foshnja ka thënë: “O Zoti im, mos më bën si ai!” Ndërsa për vajzën, të cilës i kanë thënë: “Ke vjedhur, ke bërë prostitucion.” Ajo as nuk ka vjedhur, as nuk ka bërë prostitucion, e unë kam thënë: “O Zoti im, më bën si ajo!”[1]


[1] (Transmeton Muslaimi dhe Buhariu)

Përktheu: Omer Murati


1 comment:

  1. Burri më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, çdo shpresë humbi. Mendova se nuk do ta takoja kurrë më burrin tim, sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për ta kontaktuar. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova doktorin Agim. Tani, i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë për 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lutej 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
    *nëse dëshironi të dashurit tuaj.
    *nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    *nëse doni një fuqi shpirtërore.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}

    ReplyDelete