Sunday, March 2, 2014

Allahu nuk i bën padrejtësi askujt!!

I Dërguari i Allahut (sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Allahu i Madhëruar do e marrë në pyetje një njeri prej popullit tim para gjithë njerëzve. Para tij do paraqiten nëntëdhjetë e nëntë libra dhe secili prej tyre është aq i madh sa arrin shikimi i tij. Më pas Allahu i Madhëruar thotë: "A mendon se të kanë bërë padrejtësi engjëjt që shkruanin veprat e tua?
Njeriu përgjigjet: Jo, o Zoti im.  
Allahu i thotë: A ke ndonjë arsyetim?
Thotë: Jo, o Zoti im.
Atëherë Allahu i thotë: Ti posedon tek Ne një të mirë dhe kurrsesi nuk do të bëhet padrejtësi. Në këtë moment do t'i tregojë një fletë ku shkruhet: Eshhedu en la ilahe ila Allah ue eshhedu ene Muhameden abduhu ue resuluhu.
I thuhet: Sille peshoren tënde!
Njeriu thotë: O Zoti im, çfarë është kjo letër në krahasim me këta libra?!
Allahu thotë: Ty nuk do të bëhet padrejtësi. Pastaj vendoset letra në një anë të peshores dhe librat në anën tjetër dhe papritur letra e ngren lart krahun e librave.”[1]

[1] Transmeton El Hakimi, i cili ka thënë se hadithi është autentik. Shih “Silsiletu es Sahihah” të imam Albanit (Allahu e mëshiroftë!) me nr. 135 

Përktheu: Omer Murati!!

Këto janë rënkimet e banorëve të zjarrit!!!

Nga Ebu Emame el Behili (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Ndërkohë që unë isha duke fjetur, erdhën dy burra të cilët më mbërthyen për krahu dhe më morën me vete derisa mbërritëm në fundin e një mali të lartë dhe të thepisur. Ata më thanë: “Ngjitu në të!” Thashë: “Unë kurrsesi s'mund të ngjitem dot.” Ata thanë: “Ne do ta lehtësojmë ty ngjitjen në të.” (I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha: “U ngjita derisa arrita në mesin e malit, kur dëgjoj disa britma të fuqishme dhe thashë: "Çfarë zërash janë këto?” Thanë: “Këto janë rënkimet e banorëve të zjarrit (xhehenemit).” Pastaj vazhduam të ecim derisa mbërritëm te disa njerëz të varur prej leqeve të këmbëve, nofullat e të cilëve ishin të çara dhe rridhnin gjak. Thashë: “Çfarë janë këta?” Njëri prej shokëve të mi më tha: “Këta janë ata që e prishin agjërimin e tyre pa hyrë koha e çeljes së tij.” Ecëm më tej dhe arritëm deri te disa njerëz me trupa shumë të fryrë, që mbanin erë shumë të keqe dhe pamja e tyre ishte shumë e shëmtuar. Thashë: “Kush janë këta?” Ata më thanë: “Këta janë lavirët dhe laviret.” Pastaj vazhduam të ecim, kur shoh disa gra gjokset e të cilave i kafshonin gjarpërinjtë. Thashë: “Ç'është me këto?”
Thanë: “Këto janë ato që i pengojnë fëmijët e tyre të pinë prej qumështit të tyre.” Pastaj kemi ecur derisa erdhëm te disa fëmijë të cilët luanin në një lëndinë midis dy lumenjve. Sërish u thashë shokëve të mi: “Ç'është me këta?” Thanë: “Këtë janë fëmijët (pasardhësit) e besimtarëve.” Pastaj u shfaq para meje një verandë (ballkon), ndërkohë shoh tre persona (të gëzuar) që pinin verë. Thashë: “Cilët janë këta?” Thanë: “Ata janë Xha'fer bin ebi Talib, Zejd bin Harithe dhe Abdullah bin Raueha, pastaj u shfaq para meje një verandë tjetër, kur shohë tre vetë. Thashë: “Kush janë këta?” Thanë: “Ibrahimi, Musai dhe Isai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ta!). Ata janë duke të pritur ty.” [1]
Ky hadith është i saktë dhe i plotëson kushtet e Muslimit, por as Buhariu e as Muslimi nuk e kanë transmetuar atë. Buhariu ka transmetuar hadithe (të tjera) nga të gjithë transmetuesit e këtij hadithi, përveç prej Sulejm bin Amir-it prej të cilit ka transmetuar Muslimi.

[1] E transmeton EL Hakim në "Mustedrak-un" e tij vëll. II, f. 209. E ka përmendur gjithashtu El Mundhiri në librin "Et tergib ue et terhib" me nr.. 2393. Po ashtu e ka transmetuar Ibën Huzejme dhe Ibën Hibani në "Sahihët" e tyre. Teksti i mësipërm është i Ibën Huzejmes. El Hafidh ka thënë: "Ky hadith është i pacenueshëm." Shejh Albani e ka saktësuar këtë hadith në "Et Tergib", po ashtu edhe shejh Mukbil El Uadi’i në "Es sahihu el musned mimma lejse fi es sahihajn",, vëll.I, f. 421 dhe, Vëll. I, f. 354-355.

Përkthu: Omer Murati

Hadithi “Tre veta nga gjeneratat para jush u nisën për në rrugë..."

Nga Abdullah bin Umer Ibin El Hattab radijAllahu anhuma transmetohet se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem duke thënë: “Tre veta nga gjeneratat para jush u nisën për në rrugë, e një ditë i zuri nata para një shpelle në të cilën hynë dhe bujtën. Një shkëmb u rrokullis nga kodra dhe plotësisht e mbylli hyrjen e shpellës. Ata thanë: ‘Shpë­timi nga ky shk­ëmb është vetëm që ta lusim Allahun e Madhërishëm që ta largojë atë për hir të veprave tona të mira.’
Njëri prej tyre tha: “O Zoti im, unë i kam pasur prindërit pleq të thinjur dhe asnjëherë para tyre nuk ju kam dhënë të hanë e as të pinë fëmijëve të mi e as shërbëtorëve. Një ditë më hutoi kërkimi i kullotës më të mirë për kopenë time, e nuk u ktheva herët. Unë e mola qumështin në enë dhe ua solla por i gjeta duke fjetur. Më erdhi keq t'i trazoj, por edhe që t'i ushqej para tyre familjen dhe shërbëtorët, andaj kam pritur me enë në dorë dhe kam shikuar kur do të zgjohen, e kjo pritje ka zgjatur deri në agim. Fëmijët e mi aty te këmbët e mia klithnin të uritur. Atyre nuk u kam dhënë qumësht derisa janë zgjuar prindërit dhe e kanë pirë qumështin të cilin ua kisha sjellë. O Zoti im! Nëse këtë e kam bërë vetëm për Ty, e për askënd tjetër, atëherë na e largo këtë shkëmb nga hyrja e kësaj shpe­lle në të cilën gjendemi!” Shkëmbi u lëviz pak, por jo edhe aq sa të mund të dalin.
Njeriu i dytë tha: “O Zoti im, e kam pasur një kushërirë të afërme të cilën e kam dashuruar më tepër se tërë botën, - sipas një trans­metimi tjetër - e kam dashur aq fort siç i duan burrat gratë, andaj kërkova prej saj (siç kërkojnë bu­rrat prej grave të tyre), por ajo nuk më lejoi. Një vit mbre­tëronte uria e kushërira e dashur u detyrua të vijë tek unë dhe unë i dhashë njëqindenjëzetë dinarë (monedha ari) që të vetmohet me mua. Dhe kur ajo ashtu veproi dhe unë plotësisht e përfitova, - sipas një transmetimi tjetër - kur i bashkova këmbët e mia me të saj, ajo (duke qarë) më tha: ‘Frikësoju Allahut dhe mos e kryej aktin pa të drejtë’. Atëherë u largova prej saj duke e kursyer nga akti i turpshëm edhe pse e doja më tepër se çdokënd tjetër, e lëshova duke ia dhuruar të hollat e dhëna. O Zoti im, nëse unë këtë e kam bërë vetëm për të fituar kënaqësinë Tënde, na e largo këtë në të cilën jemi!” Shkëmbi përsëri edhe pak lëvizi nga hyrja e shpe­llës, por jo edhe aq sa të mund të dilet prej saj.
Njeriu i tretë tha: “O Zoti im, unë kam pasur rrogëtarë dhe të gjithëve ua kam paguar menjëherë fitimin e merituar përveç një njeriu i cili u largua para se ta marrë mëditjen. Unë mëditjen e tij pastaj e kam përdorur si du­het dhe pasu­ria e tij u shumëzua. Pas një kohe rrogëtari im më erdhi e më tha: ‘O robi i Zotit, m'i jep të hollat për mëditjen time të papaguar!’ Unë i thashë: ‘Krejt çka sheh, pasuria, delet, lopët, devetë dhe robërit janë prej mëditjes tënde që është shtuar’. Ai tha: ‘O robi i Zotit, mos u tall me mua!’ Unë atëherë i thashë: ‘Unë nuk po tallem me ty’. Pastaj e mori tërë mallin dhe shkoi, duke mos më lënë asgjë. O Zoti im, nëse unë këtë e kam bërë vetëm për Ty, atëherë na e largo këtë shkëmb nga hyrja e shpellës! Shkëmbi u rrokullis, kurse udhëta­rët dolën dhe e vazhduan rrugën!”[1]
Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Puna e mirë me të cilën i dyti iu lut Allahut ishte mosrënia e tij në imoralitet me femrën të cilën ai aq shumë e dashuronte, e sidomos kur i kishte të gjitha mundësitë duke përfituar nga uria dhe skamja në të cilën ajo ndodhej. Mirëpo kur ajo i përkujtoi Zotin e Madhëruar, zemra e tij u frikësua, gjymtyrët ngrinë dhe ai e la atë bashkë me pasurinë që i kishte dhënë.”[2]



[1] E transmeton Buhariu 3465 dhe Muslimi 2743. E transmeton gjithashtu imam Ahmedi me nr. 12439 nga Enesi. E transmeton gjithashtu Et Taberani në “Ed Dua”, Vëll. II, f. 765 nga Nuaman ibën Beshiri. Ibën Haxheri e ka komentuar gjerësisht këtë hadith në “El Fet’h” me numër 3465.
[2] “Et tevesulu ue ahkemuhu” i  Albanit (Allahu e mëshiroftë!) f. 39

Përtheu: Omer Murati

Sadakaja jote është pranuar!!

Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: 

“Një burrë (nga Benu Israilët) i tha vetes: ‘Sonte do të jap diçka për sadaka.’ Doli jashtë dhe ia dha, pa e ditur, sadakanë e tij një hajduti. Njerëzit filluan të flasin se atë ditë i ishte dhënë sadaka një hajduti. (Kur e mori vesh) Ai tha: ‘I lavdëruar qofsh, O Allah! Patjetër që do të jap përsëri sadaka.’ Doli jashtë dhe ia dha pa e ditur sadakanë e tij një gruaje imorale. Njerëzit filluan të flasin se atë ditë i ishte dhënë sadaka një gruaje imorale. (Kur e mori vesh) Burri tha: ‘I lavdëruar qofsh, O Allah! (Ia dhashë sadakanë time) Një imoraleje. Patjetër që do të jap përsëri sadaka.’ Kështu, doli jashtë përsëri dhe pa e ditur ia dha sadakanë e tij një të pasuri. Mëngjesin tjetër njerëzit i thanë se një natë më parë ia kishte dhënë sadakanë e tij një të pasuri. Ai tha sërish: ‘I lavdëruar qofsh O Allah! (Ia dhashë sadakanë time) Një hajduti, një imoraleje dhe një të pasuri.’ Ai shikon në ëndërr dikë që i thotë: ‘Sadakaja që i dhe hajdutit mund ta ndalojë atë nga vjedhja, ajo që i dhe asaj që ishte imorale mund ta ndalojë nga imoraliteti dhe ajo që i dhe të pasurit mund ta mësojë se si ta shpenzojë pasurinë që ia ka dhënë Allahu në rrugën e Tij’.”
The effects of the single mg dose of tadalafil buy to online where cialis. These components is provided for educational purposes only and is not suitable for medical advice, diagnosis or treatment 2013 cialis Nyc, NY Nov online viagra cheap.
Ndërsa në një transmetim thuhet: “Sadakaja jote është pranuar.” [1]

[1] E transmeton Buhariu në “Sahihun” e tij me nr. 1421, Muslimi 1022, El Bejheki, vëll. IV, f. 192, Ahmedi 8258 dhe En Nesaij, vëll. V, f 55.

Përktheu: Omer Murati

Saturday, March 1, 2014

Shirku!!

Shirk do të thotë t'i përshkruash Allahut shok, t'i bësh atij ortak, bashkë me të të adhuroshdhe dikë apo diçka tjetër, Gjithashtu të drejtat e Allahut dhe detyrimet që i ka njeriu ndaj Tij t'ia kushtojë edhe dikujt tjeter nga krijesat/ Pra shirku është të besuarit e Allahut ( pjesërisht ) por shoqërimi i tjetërkujt me Të.

 Ai është mëkati më i madh të cilin Allahu nuk e fal nëse njeriu vdes me të.

Allahu i Madhëruar thotë:" Me të vërtetë Allahu nuk e fal shirkun kurse mëkatet e tjera kujt do ia falë." ( S. Nisa:48 )

Shirku shpie në Xhehenem personin pa marrë parasysh çfarë mirësish, edukate, humanizmi, etj. munt të ketë. 

Allahu thotë:" Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut (bën shirk), Allahu do t'ia ndalojë Xhenetin dhe strehimi i tij do të jetë në zjarr."(S. Maide:72)

Në të futet adhurimi i dikujt tjetër bashkë me Allahun, psh. fajla për hir të tyrbes, kërkimi ndihmë nga të vdekurit (qoftë ky edhe pejgamber), lutja e gurit, drurit, etj.

Përshtati: Lulzim Susuri

Përktheu: Omer Murati

O lënës i namazit!!!

Çdo falënderim i përket Allahut, Zotit të botëve, dhe përfundimi i lumtur është për të devotshmit. Armiqësi nuk ka veçse ndaj mizorëve.
Paqja dhe bekimet qofshin për krijesën më të mirë dhe njeriun më me vlerë, të Dërguarin tonë, Muhamedin, sal-lAllahu aljehi ue selem,
familjen dhe mbarë shokët e tij.
Sakaq…
O lënës i namazit!
 Si ta filloj bisedën time me ty, kur ti tanimë e ke ndërprerë çdo lidhje mes meje dhe teje?! 
 E ç`të të them ty?!
 Në ç`mënyrë të të flas?!
 A të të flas me inkurajim?!
 Apo të gjuaj mbi ty kamxhikët e kërcënimit?!
O lënës i namazit!
Ç`po mendon shpirti yt?! A je i pavarur ndaj Zotit tënd deri në këtë masë saqë kjo të pengon nga sexhdeja ndaj Krijuesit tënd? A ka arritur
mendjemadhësia jote deri në këtë masë saqë ta nënçmosh qëndrimin para Zotit tënd, duke qenë i nënshtruar dhe i përulur?!
Allahu i Lartësuar thotë: “O njeri ç`të mashtroi ty që nuk i besove Zotit tënd bujar, i Cili të krijoi ty, të dha përmasa të rregullta dhe
të harmonizoi, dhe që të ka mbrujtur në çfarëdo forme që ka dashur?!” (Infitar: 6-8)
O lënës i namazit!
A nuk e di se namazi është gjëja e fundit pas së cilës do të kapet njeriu prej fesë së tij; nëse e braktis atë, veçse e ka braktisur krejt fenë e tij?!
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Do të zgjidhen nyjet e Islamit nyje pas nyje. Çdo herë që zgjidhet një nyje, njerëzit do të kapen për atë
që vjen pas saj. E para prej tyre është zgjidhja e pushtetit, ndërsa e fundit është namazi.” (Shënon ibën Hibani dhe e saktësoi Albani)
O lënës i namazit!
A nuk e di se kush e lë namazin qëllimisht veçse është larguar mbrojta e Allahut prej tij? I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë:
“Mos i shoqëro Allahut askënd në adhurim (mos i bëj shirk), edhe nëse vritesh dhe digjesh; bindju prindërve të tu, edhe nëse të urdhërojnë të dalësh
dhe të ndahesh nga familja dhe pasuria jote; dhe assesi mos e le namazin (obligativ) qëllimisht, ngase ai i cili e lë namazin qëllimisht, është larguar
mbrojtja e Allahut ndaj tij.” (Shënon Taberaniu, ndërsa Albani thotë se hadithi është hasen i varur nga të tjerët)
O lënës i namazit!
Çfarë të ka mbetur prej Islamit, kur ti tashmë e ke lënë namazin?! A nuk e di se namazi është shtylla e fesë dhe trungu mbajtës i imanit?!
O lënës i namazit!
A nuk e di se lënia e namazit është kufërshirk e humbje?! I Dërguari, sal-lAllahu aljehi ue selem, thotë: “Në mes njeriut, shirkut (idhujtarisë) dhe kufrit
(mosbesimit) është lënia e namazit.” (Shënon Muslimi)
I Dërguari, sal-lAllahu aljehi ue selem, thotë: “Premtimi i dhënë mes nesh dhe mes tyre (jobesimtarëve) është namazi, prandaj ai që e lë atë veçse ka
bërë kufër.” (Shënojnë Ahmedi, Tirmidhiu dhe e saktësoi Albani)
Omer ibën Hatabi, radijAllahu anhu, thotë: “Me të vërtetë, nuk ka hise në Islam për askënd që e lë namazin.”
Ibën Mesudi, radijAllahu anhu, thotë: “Kush e lë namazin, nuk ka fe.”
Abdullah ibën Shekiki, rahimehullahu, thotë: “Shokët e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem, nuk e kanë llogaritur lënien e ndonjë vepre kufër,
përveç lënies së namazit.”
Ibrahim Nehaiu, rahimehullah, thotë: “Kush e lë namazin, ka bërë kufër.
Imam Dhehebiu, rahimehullah, thotë: “Ai i cili e vonon namazin nga koha e tij është mëkatar i madh, e kush e lë një namaz plotësisht është sikur ai i cili
vjedh dhe bën imoralitet. Ndërsa lënia e krejt namazit apo falja e tij pas kohe, është mëkat i madh. Por nëse e bën këtë disa herë, ai është nga mëkatarët,
përveç nëse pendohet. E nëse vazhdon me lënien e namazit, atëherë ai është nga të shkatërruarit dhe kriminelët më të këqij.“
O lënës i namazit!
A nuk e di se lënia e namazit dhe pakujdesia ndaj tij janë hipokrizi?! I Lartësuari thotë: “Në të vërtetë, hipokritët përpiqen të mashtrojnë Allahun,
por është Ai që i mashtron ata. Kur ata ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë, vetëm sa për t`u dukur para botës dhe Allahun e
përmendin fare pak.” (Munafikun: 142) Ndërsa i Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Me të vërtetë namazi më i rëndë për hipokritët është
namazi i jacisë dhe sabahut, dhe sikur ta dinin çfarë (shpërblimi) ka në to, do të kishin ardhur edhe duke u zvarritur.” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi,
ndërsa teksti është i Muslimit)
A e vërejte, o lënës i namazit, hipokritët janë falur, por faleshin për syefaqësi, ndërsa ti asnjëherë s`je falur!
O lënës i namazit!
Krejt krijesat bëjnë sexhde për Zotin e tyre, pos teje! Allahu i Lartësuar, thotë: “A nuk e sheh ti se, në të vërtetë, Allahut i përulen në sexhde
ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, edhe Dielli, edhe Hëna, edhe yjet, edhe malet, edhe drurët, edhe kafshët dhe shumë nga njerëzit
(muslimanët). Por ka shumë njerëz (mohues), që meritojnë dënimin.” (Haxh: 18) E, ti je prej atyre që e meritojnë dënimin!         
O lënës i namazit!
 A je i kënaqur që çdo materie inorganike, çdo gjallesë dhe krijesë, të jenë më të mira dhe me të mençura sesa ti?!
O lënës i namazit!          
A nuk e di se lënësin e namazit do ta godasë poshtërimi, frika dhe nënçmimi në Ditën e Kijametit?! Allahu i Lartësuar thotë: “Ditën e (Kijametit), kur të
zbulohen shumë ngjarje të frikshme, ata do të thirren që të përulen në sexhde, po nuk do të munden! Të ulura do të jenë shikimet e tyre
dhe do t`i mbulojë poshtërimi, sepse kanë qenë të ftuar të përuleshin në sexhde, sa qenë shëndoshë (dhe nuk pranuan).” (Kalem: 42-43)
-Sa e rëndë është dhimbja jote kur të vdesësh, e ti je lënës i namazit!
-Sa fatkeqësi e madhe është kur të ringjallesh, e ti je lënës i namazit!
-Sa krim i madh, o lënës i namazit, është lënia e namazit!      
O lënës i namazit!
A nuk e di se lënia e namazit është pakujdesi dhe ashpërsim për zemrën?! I Dërguari, sal-lAllahu aljehi ue selem, thotë: “Disa njerëz ose do të ndalen
nga mungesa e faljes me xhemat ose Allahu do t`ua vulosë zemrat e tyre e më pas do të jenë prej të pakujdesshmëve.” (Shënon Muslimi)
O lënës i namazit!              
A nuk e di se lënësi i namazit do të dënohet në Sekar (Xhehenem) së bashku më qafirët dhe të shthururit?! Dëgjoje përgjigjen e banorëve të Zjarrit kur
të pyeten: “Çfarë ju ka sjellë në Sekar? Ata do të përgjigjen: “Nuk ishim nga ata që falnin namaz.” ( Mudethir: 42, 43) Dhe: “Pas tyre erdhën
brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh.” (Merjem: 59)
O lënës i namazit!
A nuk e di se lënia e namazit është padrejtësi, shkatërrim e humbje në dynja dhe Ahiret?! I Dërguari, sal-lAllahu aljehi ue selem, thotë: “Kush ka
kujdes ndaj tij (namazit), do të jetë për të dritë, argument e shpëtim në Ditën e Gjykimit; kush nuk ka kujdes ndaj tij, nuk do të jetë dritë për të,
as argument e as shpëtim në Ditën e Gjykimit, dhe në Ditën e Gjykimit do të jetë në shoqëri me Karunin, Faraonin, Hamanin dhe Ubej ibën Halefin.”
(Shënon Ahmedi me sened të mirë, siç thotë Tirmidhiu)
Andaj, o lënës i namazit, a dëshiron të ringjallesh me prijësit e kufrit, udhëheqësit e ateizmit, tiranisë e humbjes?!     
O lënës i namazit!
A nuk e di se lënia e namazit është nga fatkeqësitë dhe sprovat më të mëdha që të kanë goditur?! I Dërguari, sal-lAllahu aljehi ue selem, thotë:
“Atij që i ikën namazi i ikindisë është sikur t`i humbë familja dhe pasuria e tij.” (Shënon Buhariu) Kjo është për atë të cilit i ikën vetëm namazi i ikindisë,
e si është puna me lënien e krejt namazeve?!              
O lënës i namazit!              
A nuk e di se lënia e namazit është brengosje, ngushtim në gjoks, problem shpirtëror dhe vështirësi në jetë?! I Lartësuari thotë: Kushdo që i
kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kijametit, do ta ringjallim të verbër. Ai do të thotë:
“O Zoti im, përse më ringjalle të verbër, kur unë kisha të shikuar më parë? (Allahu) do t`i thotë: “Kështu të erdhën shenjat Tona
dhe ti i harrove ato e po kështu sot do të jesh i harruar.” (Taha: 124-126)              
Sa keq dhe sa shkatërrim për ty, o lënës i namazit! Si të shkon koha, të ikën jeta, kurse zemra jote është e penguar nga Zoti yt!              
Si po del nga kjo dynja e nuk e ke shijuar gjënë më të bukur në të?! Dhe vërtet gjëja më e bukur në këtë dynja është adhurimi i Allahut,
aze ue xhele, dhikri, falënderimi e namazi për Të.              
O lënës i namazit! 
Cilën gjë do të madhërosh në fenë tënde, nëse përbuz namazin?! A nuk e di se ai që e braktis namazin ndaj gjërave tjera është akoma
më i pakujdesshëm?! 
Hasani thotë: “O bir i Ademit! Nëse e përbuz namazin, atëherë çfarë do të madhërosh?!”              
Pendohu tek Zoti yt, o i pavëmendshëm, para se të të vijë vdekja e ti ende je lënës i namazit!              
Pendohu tek Zoti yt, para se të thuash“Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira në botën që kam lënë!” E të të thuhet: “Kurrsesi!”
(Muminun: 99, 100)              
Pendohu tek Zoti yt, para se të thuash: “Ah, sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time! (Fexhër: 24)              
Pendohu tek Zoti yt, para se të thuash: “Zoti ynë, nxirrna se do të bëjmë vepra të mira e jo nga ato që kemi bërë.” (Fatir: 37) 
Pendohu tek Zoti yt, para se të thuash: “Ah, sikur të isha pluhur!” (Nebe: 40)              
Allahu na mundësoftë neve dhe juve një pendim dhe kthim të sinqertë para vdekjes. Lutja jonë e fundit është: Çdo falënderim i përket Allahut,
Zotit të botëve.

Përktheu: Omer Murati

Friday, February 28, 2014

Adhurimi Më i madh!

A të të drejtoj tek një adhurim nga adhurimet më të mëdha? I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, e vepronte atë në çdo gjendje të tij.
Madje, Allahu i Lartësuar i urdhëroi besimtarët që ta veprojnë atë pas namazit, agjërimit, haxhit, gjatë luftimit, para dhe pas ushqimit,
para dhe pas gjumit... E megjithatë, për këtë s`ka nevojë drejtim kah kibleja, e as mbulim të avretit (vendeve të turpshme) dhe nuk bëhet
me xhemat. Nuk bëhet udhëtim për hir të tij, e as nuk jepet ndonjë para e vetme për të.       
Këtë adhurim mund ta bëjë çdo i madh e i vogël; i pasur e i varfër; burrë e grua; i ditur e xhahil; i angazhuar e i lirë…        
A e di cili është ky adhurim?
Ai është (adhurimi) për të cilin Allahu i Lartësuar i lavdëroi vepërmirët e vepërmirat, sepse ata gjithnjë e veprojnë atë. Allahu i Lartësuar thotë:
“…përkujtuesit e Allahut vazhdimisht dhe përkujtueset, pra, për të gjithë këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.” (Ahzab: 35)        
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “A dëshironi t`ju tregoj për veprën tuaj më të mirë, më të pastër te Sunduesi i juaj (Allahu),
me të cilën fitoni shpërblimet më të larta tek Ai, për veprën më të mirë sesa të shpenzoni ar dhe argjend dhe më të mirë sesa ta takoni
armikun tuaj dhe t`i mëshoni në qafë apo t`ju mëshojnë ata juve? Ata thanë: “Po, si jo!” I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, tha:
Dhikri (përmendja) e Allahut.” (Sahih ibën Maxhe)         
Muadh ibën Xhebeli, radijAllahu anhu, thotë: “Nuk ka gjë që të shpëton më shumë prej dënimit të Allahut sesa përmendja e Allahut.”
(Shënon imam Ahmedi). Ebu Hurejre, radijAllahu anhu, e përmendte Allahun gjatë ditës e natës më shumë se dymbëdhjetëmijë herë. Dhe thoshte:
“Kjo është përmendja, që shpëtohem me të nga Zjarri.”        
Dhe nga dhikret (përkujtimet) më me vlerë është leximi i ajetul kursisë pas çdo namazi obligativ. I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë:
"Kush e lexon ajetul kursinë pas çdo namazi, nuk e pengon këtë njeri për t'u futur në Xhenet përveç se vdekja." Dhe i Dërguari,
sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Nuk ka ndonjëri prej jush i cili merr abdest dhe e përsos atë, e më pas thotë: “Dëshmoj se nuk meriton të
adhurohet askush më të drejtë pos Allahut dhe se Muhamedi, sal-lAllahu aljehi ue selem, është rob dhe i Dërguar i Allahut”,
veçse do t`iu hapen tetë porta të Xhenetit, e ai do të futet nga cila të dojë.”        
Andaj bëhu përkujtues i Allahut në çdo gjendje. Po (ndoshta) ke mangësi në namazin e natës, agjërimin vullnetar e sadakanë!
Prandaj kujdesu që të mos kesh përtaci ndaj dhikrit, pasi që ai s`të mundon asgjë.
 Zoti yt i Lartmadhëruar thotë: Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime) dhe falënderomëni Mua
(duke M’u bindur) e mos i mohoni dhuntitë e Mia (me mosbindje)!” (Bekare, 152)

Përktheu: Omer Murati