Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Një burrë (nga Benu Israilët) i tha vetes: ‘Sonte do të jap diçka për sadaka.’ Doli jashtë dhe ia dha, pa e ditur, sadakanë e tij një hajduti. Njerëzit filluan të flasin se atë ditë i ishte dhënë sadaka një hajduti. (Kur e mori vesh) Ai tha: ‘I lavdëruar qofsh, O Allah! Patjetër që do të jap përsëri sadaka.’ Doli jashtë dhe ia dha pa e ditur sadakanë e tij një gruaje imorale. Njerëzit filluan të flasin se atë ditë i ishte dhënë sadaka një gruaje imorale. (Kur e mori vesh) Burri tha: ‘I lavdëruar qofsh, O Allah! (Ia dhashë sadakanë time) Një imoraleje. Patjetër që do të jap përsëri sadaka.’ Kështu, doli jashtë përsëri dhe pa e ditur ia dha sadakanë e tij një të pasuri. Mëngjesin tjetër njerëzit i thanë se një natë më parë ia kishte dhënë sadakanë e tij një të pasuri. Ai tha sërish: ‘I lavdëruar qofsh O Allah! (Ia dhashë sadakanë time) Një hajduti, një imoraleje dhe një të pasuri.’ Ai shikon në ëndërr dikë që i thotë: ‘Sadakaja që i dhe hajdutit mund ta ndalojë atë nga vjedhja, ajo që i dhe asaj që ishte imorale mund ta ndalojë nga imoraliteti dhe ajo që i dhe të pasurit mund ta mësojë se si ta shpenzojë pasurinë që ia ka dhënë Allahu në rrugën e Tij’.”
The effects of the single mg dose of tadalafil buy to online where cialis. These components is provided for educational purposes only and is not suitable for medical advice, diagnosis or treatment 2013 cialis Nyc, NY Nov online viagra cheap.
[1] E transmeton Buhariu në “Sahihun” e tij me nr. 1421, Muslimi 1022, El Bejheki, vëll. IV, f. 192, Ahmedi 8258 dhe En Nesaij, vëll. V, f 55.
Përktheu: Omer Murati
No comments:
Post a Comment