I Dërguari i Allahut (sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Allahu i Madhëruar do e marrë në pyetje një njeri prej popullit tim para gjithë njerëzve. Para tij do paraqiten nëntëdhjetë e nëntë libra dhe secili prej tyre është aq i madh sa arrin shikimi i tij. Më pas Allahu i Madhëruar thotë: "A mendon se të kanë bërë padrejtësi engjëjt që shkruanin veprat e tua?
Njeriu përgjigjet: Jo, o Zoti im.
Allahu i thotë: A ke ndonjë arsyetim?
Thotë: Jo, o Zoti im.
Atëherë Allahu i thotë: Ti posedon tek Ne një të mirë dhe kurrsesi nuk do të bëhet padrejtësi. Në këtë moment do t'i tregojë një fletë ku shkruhet: Eshhedu en la ilahe ila Allah ue eshhedu ene Muhameden abduhu ue resuluhu.
I thuhet: Sille peshoren tënde!
Njeriu thotë: O Zoti im, çfarë është kjo letër në krahasim me këta libra?!
Allahu thotë: Ty nuk do të bëhet padrejtësi. Pastaj vendoset letra në një anë të peshores dhe librat në anën tjetër dhe papritur letra e ngren lart krahun e librave.”[1]
[1] Transmeton El Hakimi, i cili ka thënë se hadithi është autentik. Shih “Silsiletu es Sahihah” të imam Albanit (Allahu e mëshiroftë!) me nr. 135
Përktheu: Omer Murati!!
No comments:
Post a Comment