Friday, February 28, 2014

Adhurimi Më i madh!

A të të drejtoj tek një adhurim nga adhurimet më të mëdha? I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, e vepronte atë në çdo gjendje të tij.
Madje, Allahu i Lartësuar i urdhëroi besimtarët që ta veprojnë atë pas namazit, agjërimit, haxhit, gjatë luftimit, para dhe pas ushqimit,
para dhe pas gjumit... E megjithatë, për këtë s`ka nevojë drejtim kah kibleja, e as mbulim të avretit (vendeve të turpshme) dhe nuk bëhet
me xhemat. Nuk bëhet udhëtim për hir të tij, e as nuk jepet ndonjë para e vetme për të.       
Këtë adhurim mund ta bëjë çdo i madh e i vogël; i pasur e i varfër; burrë e grua; i ditur e xhahil; i angazhuar e i lirë…        
A e di cili është ky adhurim?
Ai është (adhurimi) për të cilin Allahu i Lartësuar i lavdëroi vepërmirët e vepërmirat, sepse ata gjithnjë e veprojnë atë. Allahu i Lartësuar thotë:
“…përkujtuesit e Allahut vazhdimisht dhe përkujtueset, pra, për të gjithë këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.” (Ahzab: 35)        
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “A dëshironi t`ju tregoj për veprën tuaj më të mirë, më të pastër te Sunduesi i juaj (Allahu),
me të cilën fitoni shpërblimet më të larta tek Ai, për veprën më të mirë sesa të shpenzoni ar dhe argjend dhe më të mirë sesa ta takoni
armikun tuaj dhe t`i mëshoni në qafë apo t`ju mëshojnë ata juve? Ata thanë: “Po, si jo!” I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, tha:
Dhikri (përmendja) e Allahut.” (Sahih ibën Maxhe)         
Muadh ibën Xhebeli, radijAllahu anhu, thotë: “Nuk ka gjë që të shpëton më shumë prej dënimit të Allahut sesa përmendja e Allahut.”
(Shënon imam Ahmedi). Ebu Hurejre, radijAllahu anhu, e përmendte Allahun gjatë ditës e natës më shumë se dymbëdhjetëmijë herë. Dhe thoshte:
“Kjo është përmendja, që shpëtohem me të nga Zjarri.”        
Dhe nga dhikret (përkujtimet) më me vlerë është leximi i ajetul kursisë pas çdo namazi obligativ. I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë:
"Kush e lexon ajetul kursinë pas çdo namazi, nuk e pengon këtë njeri për t'u futur në Xhenet përveç se vdekja." Dhe i Dërguari,
sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Nuk ka ndonjëri prej jush i cili merr abdest dhe e përsos atë, e më pas thotë: “Dëshmoj se nuk meriton të
adhurohet askush më të drejtë pos Allahut dhe se Muhamedi, sal-lAllahu aljehi ue selem, është rob dhe i Dërguar i Allahut”,
veçse do t`iu hapen tetë porta të Xhenetit, e ai do të futet nga cila të dojë.”        
Andaj bëhu përkujtues i Allahut në çdo gjendje. Po (ndoshta) ke mangësi në namazin e natës, agjërimin vullnetar e sadakanë!
Prandaj kujdesu që të mos kesh përtaci ndaj dhikrit, pasi që ai s`të mundon asgjë.
 Zoti yt i Lartmadhëruar thotë: Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime) dhe falënderomëni Mua
(duke M’u bindur) e mos i mohoni dhuntitë e Mia (me mosbindje)!” (Bekare, 152)

Përktheu: Omer Murati

Thursday, February 27, 2014

Lypësi dhe recepsionisti..

Ishte natë e ftohtë dimri. Shiu binte me rrëmbim, duke përqafuar tokën, e cila ndjente mall për çdo pikë shiu. Tek tuk shiheshin njerëz me çadra në duar, duke nxituar ose tek makina, ose tek dera e shtëpisë. Dikush tjetër, orvatej të mbrohej nga shiu i rrëmbyer me xhaketën e tij, të cilën e mbante mbi kokë me krahët hapur.


Në mes të këtij ftohti dhe shiu të rrëmbyer, një burrë me rroba të vjetruara dhe ta palara, qëndronte në këmbë, pranë një ndërtese. Nga pamja e jashtme, të kaplonte një ndjenjë keqardhjeje dhe mëshire, e cila të këpuste shpirtin. Dukej i shkujdesur krejtësisht nga aktualiteti përreth. Një lot i ngrohtë i rridhte mbi faqe.


Një nga kalamitarët, kur e pa, qëndroi dhe e pyeti si me ironi:”A nuk ke rroba më të mira për të veshur?” dhe menjëherë e pasoi me pyetjen tjetër:”Si mund të të ndihmoj?”


Pa e prishur fare terezinë, varfanjaku iu përgjigj:”Po, duke mu hequr sysh.”


Kalimtari e la, duke pëshpëritur me vete:”Më keq të pafsha atëherë! I çmendur, unë dua ta ndihmoj, ai refuzon!”


Varfanjaku u ul në trotuar, pa e prishur fare terezinë, derisa më në fund, shiu pushoi.


Mandej, u ngrit dhe u drejtua për tek hoteli aty pranë. Recepsionisti, i doli para dhe i tha:”Zotëri, nuk mund të hyni brenda! Këtu ndalohet lypja. Ju lutem largohuni!”


I varfëri e pa me inat dhe nga xhepi i xhaketës së rreckosur, nxori çelësin që mbante numrin e dhomës 1 b.


Ajo ishte dhoma më e mirë, pasi kishte pamje nga lumi.


Mandej, i varfëri vazhdoi rrugën drejt shkallëve dhe pasi kapërceu dy tre shkallë, u kthye nga recepsionisti dhe i tha:”Do të dal pas gjysmë ore, prandaj ma përgatit makinën Rolls Royce.


Recepsionisti mbeti i shtangur në vend, pa ditur ç’të thotë. As ata që mbledhin mbeturinat në kazanat e plehrave nuk kanë rroba kaq të rreckosura.


Një gjysmë ore më pas, nga dhoma më e mirë, doli një zotëri i veshur mirë, krejt i ndryshëm nga ai që hyri: Një kostum dhe pallto luksi, një kravatë dhe këpucë plot shkëlqim, të cilat pasqyronin pastërtinë dhe higjienën personale të tij.


Recepsionisti u hutua edhe më shumë. Pasi zotëria në fjalë hipi në makinën e tij Rolls Royce, e thirri recepsionistin dhe e pyeti:”Sa e ke rrogën zotrote?”


Recepsionisti iu përgjigj:”3000 dollarë zotëri.”


I pasuri e pyeti:”A të mjaftojnë?”


Recepsionisti:”Mezi.”


I pasuri:”A do të dëshiroje më shumë?”


Recepsionisti:”E kush nuk do e dëshironte zotëri?!”


I pasuri:”Po, a nuk më the pak më parë që lypja është e ndaluar këtu në këtë hotel?”


Recepsionisti, i ndjerë në siklet u përgjigj:”Po.”


I pasuri:”Mallkuar qofshi. I vlerësoni njerëzit nga rrobat dhe pasuria e tyre. Për gjysmë ore, e ndryshove 100 % mënyrën tënde të komunikimit.”


Pastaj, heshti pak dhe i tha:”Çdo dimër, vij dhe provoj ndjesinë e fukarenjve dhe shtresave në nevojë. Dal me rroba rrecka rrecka dhe qëndroj në shi si të pastrehët. Kështu e ndjej çfarë ndjejnë ata dhe më motivon që tu gjendem pranë dhe ti ndihmoj. Sakaq, ju, nuk keni respektin më të vogël për ata që s’kanë para. Silleni me ta, sikur të ishin turpi i kësaj jete. Nëse nuk i ndihmoni, të paktën mos i ironizoni!


Përktheu: Omer Murati

Dhuratë për ty!!!

Një djalë përgatitej për t’u diplomuar. Babi i tij i kishte premtuar se ditën e diplomimit do t'i blinte si dhuratë një makinë sportive të tipit më të ri. Më në fund erdhi dita kur djali u diplomua.


Babai e ftoi në dhomën e tij të punës duke i thënë se ishte i kënaqur me të, i lumtur që diplomoi dhe se e donte shumë. Pastaj babai i dhuroi një kuti të paketuar. Djali i dëshpëruar hapi pakon dhe para tij u paraqit një Kur’an i bukur me kopertinë lëkure. I zemëruar dhe me zë të lartë djali iu drejtua babait: 

“Si është e mundur kjo?”

Fle mbi para e më ke blerë dhurate Kur’an? 

Me këto fjalë doli nga shtëpia plot hidhërim, pa u përshëndetur fare me babanë.
Kaluan shumë vite. Ndërkohë djali u rrit dhe u bë një njeri i suksesshëm. Kishte një familje fantastike dhe shtëpi të bukur. Gati e kishte harruar fare babanë e vet të moshuar. Pas shumë kohësh, kur i shkoi ndërmend për të, vendosi ta vizitonte. Por, një telegram me njoftimin për vdekjen e babait dhe për lënien trashëgim të tërë pasurisë, atij e beri që të nisej menjëherë në qytetin ku banonte babai i tij. Sa më shumë që i afrohej shtëpisë së babait, aq më shumë i shtohej edhe pikëllimi dhe brerja e ndërgjegjes që nuk e kishte vizituar babanë e tij që kur ishte diplomuar dhe ishte larguar me hidhërim nga shtëpia, e babai megjithatë prapë ia kishte lënë tërë pasurinë atij.

Hyri në dhomën e punës së babait për t'i rregulluar dokumentet e trashëgimisë dhe shikimi i shkoi në Kur’anin që ishte po në atë vend kur babai ia kishte dhuruar me rastin e diplomimit. Me lot në sy filloi ta shfletoj Kur’anin, kur nga ai ra një zarf, të cilën kur e hapi pa një palë çelësa të veturës dhe kartelën e autogarazhit. Në kartel shënohej emri dhe tipi i veturës dhe autogarazhi, si dhe data që ishte e po asaj dite që kishte diplomuar djali.

Po a thua, sa herë e herë e kemi lëshuar mëshirën dhe dhuratat e Allahut, sepse nuk kanë qene të paketuara ashtu siç ne kemi pritur?


Përkthu: Omer Murati

Mëshira e Allahut!!!

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s duke thënë: 

“All-llahu e ka ndarë mëshirën e Tij në njëqind pjesë. Nëntëdhjetë e nëntë i ka mbajtur për Vete, kurse vetëm një pjesë e ka lëshuar në Tokë. Nga ajo pjesë të gjitha krijesat mëshirohen mes veti, saqë edhe kafsha e ngre thundrën (këmbën) nga i vogli i saj nga frika se mos e lën-don.”


 Kurse, sipas një transmetimi tjetër: 


“Vërtet All-llahu i ka njëqind mëshira (rahmete), dhe vetëm një prej tyre e ka lëshuar në mes xhinëve, njerëzve, kafshëve dhe insekteve. Me atë një mëshirë duhet në mes veti duhen dhe mëshirohen dhe me të egër-sira e do të voglin e saj. Kurse nëntëdhjetë e nëntë mëshirat e tjera All-llahu i ka lënë për mëshirë ndaj robërve të Tij në Ditën e Gjykimit.” 


(Muttefekun alejhi)


Kurse Muslimi transmeton nga Selman el-Farisiu r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: 


“Vërtet All-llahu i Madhëruar ka njëqind mëshira; prej tyre një mëshirë është me të cilën mëshirohen krijesat mes veti, kurse nëntëdhjetë e nëntë për Ditën e Gjykimit.


” Kurse, në një transmetim tjetër: 


“Vërtet All-llahu i Madhëruar kur i ka krijuar Qiejt dhe Tokën, i ka krijuar edhe njëqind mëshira. Secila mëshirë mbulon mes Qiellit dhe Tokës. Vetëm një mëshirë e ka lëshuar në Tokë, me të cilën nëna e mëshiron fëmijën e saj, egërsirat dhe shpezët mëshirohen në mes veti, ndërsa në Ditën e Gjykimit do të plotësohet krejtësisht mëshira.”



Përktheu: Omer Murati

Shtatë personat të cilët Allahu do ti vendosë nën hijen ( mbrojtjen) e tij.

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.av.s. ka thënë: 

“Shtatë persona (lloje njerëzish) All-llahu do t’i vendosë nën hijen (mbrojtjen) e Tij atë ditë kur nuk do të ketë tjetër për-veç hijes së Tij." Ata janë: 


1 - Imami (udhëheqësi) i drejtë.


2 - Një i ri i cili është rritur në ibadet dhe respekt të All-llahut të Madhëruar. 


3 - Një njeri, zemra e të cilit është e lidhur me xhamitë.


4 - Dy njerëz të cilët duhen në emër të All-llahut, janë shoqëruar dhe të tillë kanë mbetur gjer në ndarje (vdekje).


 5 - Një njeri të cilin e ka thirrur një grua autoritative dhe e bukur, kurse ai e refuzon duke i thënë se i frikësohet All-llahut.


6 - Njeriu i cili ndan sadaka fshehurazi, ashtu që dora e majtë nuk e di çka bën (sa ndan) e djathta. 


7 - Njeriu që e përmend All-llahun në vetmi dhe i mbushen sytë me lot. 



(Muttefekun alejhi)



Përktheu: Omer Murati

Fjala e mirë është Sadaka!!

Një i ri kaloi përreth një të varfrit, lypës, dhe u ndal pran tij që t'i jep diçka nga të hollat. Mirëpo, kur e vëndoi dorën në xhepat e tij ... e vërejti se e ka harruar kuletën në shtëpi ...


Nga kjo gjendje u turpërua dhe i kërkoi falje të varfrit duke i thënë: Kërkoj falje, o prindi im!! E harrova kuletën në shtëpi dhe me lejen e Allahut kur të kthehem do t'i marr të hollat me vete dhe do të vijë tek ti.


Njeriu i varfër ia kthehu: Më fal, o biri im! Ti më dhurove më shumë se të gjithë!!


I riu u habit! Mirëpo, o prindi im, unë nuk të dhashë asgjë!!


I varfri i tha: Ti kur më kërkove falje, mu drejtove me fjalën, o prindi im!!


Këtë fjalë nuk e kam dëgjuar nga askush! Kjo fjalë te unë është më e larta dhe është më e shtrenjta.


"Fjala e mirë është sadaka".



Përktheu: Omer Murati

Ky ishte EBU BEKR ES-SIDIK (radiAllahu anhu) !

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se një ditë i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, u tha shokëve të tij: 

''Kush prej jush është zgjuar në mëngjes me nijet të agjërimit?''


Ebu Bekri, i tha: ''Unë.'' 


I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, pastaj pyeti: ''Kush prej jush e ka përcjellë një xhenaze?''


Ebu Bekri, tha: ''Unë.''

I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, pyeti: ''Kush prej jush e ka vizituar një të sëmurë sot?'' 


Ebu Bekri, tha: ''Unë.''

I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, më në fund tha: ''Sa herë që kryerja e këtyre punëve të mira kombinohen në një person, me siguri ai do të hyjë në Xhennet.'' 


(Transmeton Muslim)



Përktheu: Omer Murati

Kujt ia dëshiron Allahu të mirën e bën ta kuptojë fenë!!

Ka thënë i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem:
”Kujt ia dëshiron Allahu të mirën e bën ta kuptojë (ta mësojë) fenë.” [Buhariu 3116]

Ahmed El-Hazimij thotë:
Domethënë se kuptimi i sheriatit është nga shenjat e mira për robin, nëse njeriu e sheh veten duke vrapuar për tu pajisur me diturinë e sheriatit dhe e ndihmon këtë me vepër, pra e pason diturinë me vepër, në këtë rast futet në këtë tekst madhështor i cili në kuptimin e kundërt argumenton se atij që Allahu nuk i don të mirën nuk e bën ta kuptojë fenë, nëse njeriu e jeton jetën e tij në tërësi duke qenë injorant ndaj Zotit të tij xhele ue ala, injorant ndaj sheriatit dhe dispozitave të tij atëherë le të frikësohet për veten e vet, le të qajë për vetveten ngase ky është tekst i qartë i prerë dhe kanë përmendur dijetarët tekstualisht sikur Hafidh ibni Haxher Allahu i madhëruar e mëshiroftë në “Feth” se këtu kuptimi (i kundërt) mirret në konsideratë e ai është:
Kujt nuk ia dëshiron Allahu të mirën nuk e bën ta kuptojë fenë, domethënë privohet nga kuptimi i sheriatit.
 
Përgatiti: Ebu AbduRrezak


Publikon: Omer Murati









Wednesday, February 26, 2014

Ebu Hanife: Pikëllimi i nënës time ishte më i rëndë se goditja me kamxhik!!

Ibn Hubejre, guvernatori i Irakut, u mundua ta detyrojë imam Ebu Hanifen r.h, ta pranojë detyrën e gjykatësit të sheriatit (kadiut).

Kur Ebu Hanife refuzoi kërkesën e guvernatorit të Irakut, u dënua me 110 goditje me kamxhik. ai u godit aq keq sa që kishte problem të marr edhe frymë.

Dënimin dhe goditjet i duroi me një trimëri të paparë, mirëpo kur dëgjoi se nëna e tij ishte shumë e pikëlluar për belanë e tij, filluan t’i dalin lotët.

Në momentin që u lirua tha: “Mërzia dhe pikëllimi i nënës sime ishte më i rëndë për mua se sa goditjet me kamxhik.”


Burimi: Fada’il Ebi Hanife




Përktheu: Omer Murati

Tre ditët e Imam Shafi’iut!!!

Rebi’ ibn Sulejman (një shok i Imam Shafi’iut) tregon:


Një ditë ishim duke ndejur bashkë me Shafi’iun kur na u afrua një plak i veshur me rrobe të leshta dhe me një bastun në dorë. Shafi’iu u ngrit, i rregulloi rrobët dhe e përshëndeti atë. Plaku u ul tek ne dhe Shafi’iu filloi që ta shikonte me respekt dhe admirim. Pas një kohe plaku tha:


“A mund të pyes diçka?”


“Po si jo, urdhëro!” – ia ktheu Shafi’iu.


“Çfarë është ‘huxhxhe’ (dëshmi përfudimtare) në fenë e Allahut xh.sh.? – pyeti plaku.


“Është Kur’ani, Libri i Allahut xh.sh.” – tha Shafi’iu.


“Po pastaj?” – sërish pyeti plaku.


“Është Sunneti i të Dërguarit të Tij s.a.v.s.” – iu përgjigj Shafi’iu.


“Po pastaj?” – pyeti plaku edhe një herë.


“Është konsensusi i Ummetit (pra ixhma’i).” – tha Shafi’iu.


“Prej nga e morre ti konsensusin e Ummetit (d.m.th., çfarë dëshmie ke për të)?” – plaku pyeti sërish.


Shafi’iu mendoi një moment, kur plaku i tha:


“Unë po të lë tre ditë atëherë. Nëse sjell dëshmi nga libri i Allahut xh.sh., puna është mirë, por nëse ndodh e kundërta, atëherë pendoju Allahut xh.sh.”


Shafi’iut i ndryshoi ngjyra e fytyrës dhe u ngrit e shkoi. Ai nuk doli nga shtëpia derisa erdhi edhe dita e tretë, konkretisht doli në mes të drekës dhe ikindisë.


Fytyra, duart dhe këmbët i ishin ënjtur dhe ishte në gjendje të rëndë. Ai u ul, mirëpo nuk kaloi shumë kohë kur na u afrua ai plaku. Na përshëndeti, u ul dhe filloi duke thënë:


“A e gjete atë që të kërkova?”


“Po!” – i tha Shafi’iu dhe vazhdoi:


“Eudhu bil-lahi min’esh-shejtan’irr-rraxhim


Kush i kundërvihet të Dërguarit, pasi që i është bërë e qatë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që e ka zgjedhur (në Dunja) e e fusim në Xhehennem. Çfarë përfundim i keq është ai. (Kur’an, En-Nisa: 115)


E Allahu xh.sh. nuk do ta djegë atë në Xhehennem për që iu kundërvihet besimtarëve në diçka, përveç se ajo është diçka e obligueshme.”


“E the të vërtetën.” – i tha plaku dhe u ngrit e shkoi.


Pas kësaj Imam Shafi’iu na tha ne të pranishmëve:


“E kam lexuar Kur’anin nga tre herë në secilen ditë (pra në tri ditët që i kishte në dispozicion), derisa e gjeta këtë ajet.”


Përktheu: Omer Murati

10 Dobit e leximit të ajeteve kur'anore!!


Leximi i vazhdueshëm i ajeteve Kur'anore ka 10 dobi:

1- Forcon imunitetin e trupit.

2- Rrit kreativitetin.

3- Shton përqendrimin.

4- Kuron sëmundjet e rënda.

5- Ndryshon sjelljen dhe përmirëson komunikimin me të tjerët.

6- Qetëson shpirtin.

7- Trajton reagimet negative si nervozizmi dhe të qenit i rrëmbyer.

8- Përmirëson aftësinë për të marrë vendimet e duhura.

9- Të bën të harrosh frikën, të qenit i lëkundur dhe i stresuar.

10- Zhvillon dhe forcon personalitetin.



Përktheu: Omer Murati

Hadith për Sadaka!!!

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: 

“Në çdo nyje të njeriut, çdo ditë kur paraqitet dielli, duhet dhënë sadaka. Nëse i pajton dy (veta) dhe sillesh drejt mes tyre, edhe ajo është sadaka. Nëse dikujt i ndihmon që të hipë në kalë, ose i ndihmon që ta ngarkojë barrën në kale, edhe kjo është sadaka. Edhe fjala e mirë është sadaka. Secilin hap që bën për namaz, po ashtu është sadaka. Largimi nga rruga i asaj që i pengon kalimtarët, edhe ajo është sadaka.” 

  
(Muttefekun alejhi)


Përktheu: Omer Murati

Detyrat e muslimanit ndaj muslimanit!!

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. ka thënë: 

“Muslimani ndaj muslimanit ka pesë detyra: Kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, përgjigjja në ftesë, përgjigjja me lutje (Jerhamukell-llah, All-llahu të mëshi-roftë! - atij që teshtin dhe thotë: el-hamdu li-l-lah).” 

(Muttefekun alejhi)   

Sipas një transmetimi të Muslimit hadithi citohet kështu:


 “Muslimani ndaj muslimanit ka gjashtë detyra. Kur ta takosh, jepi selam; kur të thërret (në punë a gazmend), përgjigjju; kur prej teje kërkon këshillë, këshilloje; kur teshtin dhe falënderon All-llahun me “el-hamdu li-l-lah” përgjigjju me “jerhamukell-llah”; kur të sëmuhet, vizitoje dhe kur të vdesë, përcille deri në varr.”


Përktheu: Omer Murati

Tuesday, February 25, 2014

Dhjetë gjëra që të shtojnë dashurinë ndaj All-llahut (subhanehu ue teala)

1) Leximi i Kur’anit duke e këndur, kuptuar dhe medituar në ç`do ajet të tij.

2) Afrimi tek All-llahu subhanehu ue teala me nafile (pas kryerjes së farzeve).

3) Vazhdueshmëria e përmendjes së All-llahut subhanehu ue teala në ç`do gjëndje me vepra, gjuhe dhe zemër.

4) Dhënia përparsi asaj që do All-llahu subhanehu ue teala ndaj dëshirave të robërve.

5) Mendimi dhe meditimi në emrat dhe cilësitë e All-llahut subhanehu ue teala të cilat tregojnë madhështinë e Tij subhanehu ue teala.

6) Të menduarit në mirësitë e dukshme dhe të padukshme të All-llahut subhanehu ue teala të cilat i ka përgatitur për robërit e Tij subhanehu ue teala.

7) Të qëndruarit vetëm me All-llahun subhanehu ue teala në adhurim në kohën kur zbret All-llahu subhanehu ue teala në qiellin e dunjas (në 1/3 e fundit të natës). Leximi i Kur’anit në këtë kohë dhe mbyllja e këtyre adhurimeve duke kërkuar falje, të penduar para Tij.

8 Zbutja e zemrës kur është para All-llahut subhanehu ue teala.

9) Qëndrimi me njerëz të mirë e të devotshëm të cilët e duan All-llahun subhanehu ue teala me qëllim përfitimi nga fjala e tyre.

10) Largimi nga ç`do gjë që ndan zemrën nga All-llahu subhanehu ue teala.

Ibn Kajjim El-Xheuzijje (All-llahu subhanehu ue teala e Meshirofte).


Përkthu: Omer Murati

Të parët tanë dhe ulja e shikimit!!!

Isa, ka thënë: "Shikimi (në harram) e kultivon në zemër epshin."

Dhun-nuni, ka thënë: "Shikimi (në harram) bën që në zemër të pasojne lloj-lloj brengash."


Ahmedi, ka thënë: "Shikimi (në harram) ka hedhur në zemër farën e katastrofave e të problemeve!"


Davudi, ka thënë: "Të parët tanë e urenin shikimin e tepërt gjithandej!"


Ibën Mes'udi, ka thënë: " Ulja e shikimit nga ajo që ka ndaluar Allahu, jep si rezultat dashurinë ndaj Allahut!"


El-Varrak ka thënë: "Ai që e ul shikim nga ajo që e ka ndaluar Allahu, të tillit Allahu ka për t'i dhënë  urtësi në gjuhë!"


Disa prej të parëve tanë, kan thënë: "Pata shikuar një grua që nuk më lejohet ta shiqoj, kurse më pastaj më ndodhi që gruaja ime shikoi në një burrë që e ureja."


Amë ibën Murreh, ka thënë: "Pata shikuar në një grua, e më patë pëlqyer, mirpo pas kësaj ngjarje humba shikimin. Shpresoj që kjo të jetë për atë shikim në haram!"



Përktheu: Omer Murati



Vëllezër të vërtetë!!

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: 

“Mos i bëni zili njëri-tjetrit, as mos e mashtroni njëri-tjetrin; mos e urreni njëri-tjetrin; mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, duke u hidhëruar; mos iu impononi njëri-tjetrit në shitblerje. Bëhuni, robër të All-llahut, vëllezër të vërtetë. Muslimani është vëlla i muslimanit. Nuk i bën atij padrejtësi, nuk e përul, nuk e lëshon. Devotshmëria është këtu.” Tri herë tha duke bërë shenjë në gjoksin e tij. “Një njeriu i del mjaft e keqja, nëse e nënçmon vëllanë e tij musliman. Secilit musliman patjetër i janë të shenjta dhe të paprekshme jeta, pasuria dhe nderi i muslimanit tjetër.”



(Transmeton Muslimi)


Përktheu: Omer Murati


Të falurit e mëkateve pas çdo ngrënie të ushqimit !

Subhanallah çfarë mirësie !

Transmeton Muadh ibën Enes el Xhuheniji radijAllahu anhu se Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “ Kush ha ushqim dhe pas ngrënies thotë: (Elhamdulilahi Eledhi Et’ameni hadha we razakanihi min gajri hawlin minij we la kuvetin), i falen mëkatet e kaluara”.

Ebu Davudi (4/42 nr:4023), Tirmidhiu (5/508 nr:3458), Albani e ka cilësuar të mirë në (El Irva, 1989).



Përktheu: Omer Murati

Çka din për?… Elhamdulilah


- Fjala e parë që ka thënë Ademi alejhi selam…

- Lutja më e mirë.

- Njerëzit më të mirë janë falënderuesit.


- Fidanishte e Xhenetit.


- Thuhet në çdo gjendje.
O Allah, ty të takon falënderimi derisa të jesh i kënaqur, edhe kur të jesh i kënaqur dhe do të falenderoj edhe pasi të jesh i kënaqur.
Përktheu: Omer Murati

Disa këshilla nga Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij!!!

Ki gjithmonë frikë nga Allahu, Ai e di se çfarë ka në zemrën e njerëzve.
Ji i sjellshëm me ata që janë poshtë teje (nën urdhrat e tua) dhe trajtoji mirë ata.
Jep udhëzime të shkurtra, udhëzimet që janë të gjata harrohen shpejt.
Përmirësoje sjelljen tënde para se të kërkosh nga të tjerët të përmirësojnë sjelljen e tyre.
Ruaj fshehtësinë e planeve të tua.
Thuaj gjithmonë të vërtetën, sepse kështu do të marrësh edhe këshillën e drejtë.
Këshillohu me njerëzit e tu kur ke mundësi ta bësh këtë.
Ji i sinqertë me të gjithë.
Largoju frikës dhe mashtrimit.
Largoju shoqërisë së keqe.

Përltheu: Omer Murati.

Monday, February 24, 2014

3 Kushtet që të plotesohet duaja.

Pyetje: Njeriu bën dua (lutje) dhe nuk kapërgjigje? E All-llahu, subhanehu ue teala, ka thënë: “Më lutni Mua e Unë ju përgjigjem”. Si mundet kjo?

Përgjigje: Falënderimi i takon All-llahut, azze ue xhel-le, paqa dhe më- shira e All-llahut qoftë mbi Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.
E lus All-llahun, subhanehu ue teala, për mua dhe për vëllezërit e mi, për besim, fjalë dhe punë të qëlluara.
All-llahu, xhel-le she’nuhu thotë: “Tha Zoti juaj: Më lutni Mua e Unë ju përgjigjem, e ata që bëhen mendjemëdhenj ndaj adhurimit Tim, do të hyjnë në Xhehennem duke qenë të nënçmuar”. (Gafir 60).
Pyetësi thotë se e lut All-llahun, azze ue xhel-le, dhe nuk i përgjigjet për lutjen, dhe kjo gjë i krijon problematikë me ajetin e sipërcituar, ku All-llahu, azze ue xhel-le, premton se ai që i lutet, Ai i përgjigjet asaj lutjeje, dhe dihet se All-llahu, subhanehu ue teala, nuk e thyen premtimin.
Përgjigjja për këtë është, për pranimin e duave ka disa kushte, të ci- lat duhet patjetër të plotësohen, e ato janë:
Kushti i parë: Sinqeriteti me All-llahun, azze ue xhel-le, ashtu që të jetë i sinqertë gjatë lutjes së tij dhe të kthehet nga Ai, subhanehu ue teala, me zemër të plotë, i bindur në kthimin nga All-llahu, me diturinë se All- llahu, xhel-le she’nuhu, mundet t’i përgjigjet lutjes dhe duke shpresuar në pranimin e lutjes së tij.
Kushti i dytë: Duhet të ndiejë gjatë lutjes së tij se është më se i nevoj – shëm për All-llahun, subhanehu ue teala, si dhe ta dijë se All-llahu është i Vetmi që i përgjigjet lutjes së të nevojshmit kur ai e lut, dhe e largon të keqen nga robi i Vet. E nëse e lut All-llahun duke u ndjerë se nuk është aq i nevojshëm për All-llahun, por vetëm bën dua kështu tradicionalisht, ky nuk është duke kërkuar përgjigje në realitet.
Kushti i tretë: Të jetë larg të ushqyerit me haram, sepse të ushqyerit me haram është pengesë mes njeriut dhe përgjigjes së lutjes së tij.
Kjo shihet në hadithin e vërtetë nga Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ku thotë: “All-llahu është i Mirë dhe nuk pranon përveç të mirës dhe All-llahu i ka urdhëruar besimtarët me atë që i ka urdhëruar pejgamberët”, e All-llahu, subhanehu ue teala, ka thënë: “Oju besimtarë, hani prej të mirave që ju kemi fumizuar dhe falënderoni All-llahun, nëse Atë jeni duke e besuar”. (el-Bekare 172); po ashtu ka thënë: “O ju të dërguar hani nga të mirat dhe punoni vepra të mira”. (el-Mu’minun 51).
Si dhe ka përmendur Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, rastin e udhëtarit flokë pakrehur e të pluhurosur, i cili ngriti duart lart dhe tha: O Zot! O Zot!, ndërsa ushqimi i tij është prej haramit, veshja e tij prej haramit dhe është furnizuar me haram. Resulull-llahu, sal-lall-lla- hu alejhi ue sel-lem tha: E si t’i përgjigjet All-llahu këtij?
Pra, Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, e konsideroi si të pamundshme që All-llahu t’i përgjigjet këtij njeriu, i cili i bëri shkaqet e dukshme për pranimin e lutjeve, ato janë:
Së pari: Ngritja e duarve drejt Qiellit d.m.th. drejt All-llahut, azze ue xhel-le, sepse Ai është në qiell, mbi Arsh. E zgjatja e duarve drejt All-lla- hut, subhanehu ue teala, është prej shkaqeve të pranimit të duave, siç na tregon hadithi, të cilin e transmeton Imam Ahmedi në Musned: “All-lla- hu është i Turpshëm dhe Bujar, turpërohet kur robi i Tij i ngre duart për ta lutur Atë, e t’ia kthejë duart të zbrazëta”.Muslimi
Së dyti: Ky njeri e ka lutur All-llahun me emrin Zot (Rabb), “O Zot, o Zot!”.
Ndërmjetësimi tek All-llahu, azze ue xhel-le, me këtë emër është prej shkaqeve të pranimit të duave. Sepse Zoti është Krijues, Zotërues i të gjitha çështjeve, në dorë të Tij janë punët e qiejve dhe Tokës.
Mund të vëresh në Kur’an se duatë më të shumta që janë, janë me këtë emër: “0 Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës qëf tonte në besim duke thënë: të besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i fal mëkatet tona, na i mbulo të
metat tona dhe pas vdekjes na bashko me të mirët! Zoti ynë, na jep atë që nëpërmjet të dërguarve të Tu na e premtove dhe në Ditën e Kijametit mos na turpëro, vërtetë Ti je Ai që nuk e shkel premtimin! Zoti i tyre iu përgjigj lutjes së tyre e tha: Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër,ju jeni prej njëri tjetrit”. (Ali Imran 193-195).
Ndërmjetësimi (tevessuli) pra, tek All-llahu me këtë emër është prej shkaqeve të pranimit te lutjeve.
Së treti: Ky njeri ishte udhëtar, e udhëtimi në të shumtën e rasteve është prej shkaqeve të pranimit të duave. Ngase njeriu në udhëtim e ndi- en nevojën për All-llahun, azze ue xhel-le, më tepër sesa kur është në vend të vet.
Po ashtu edhe cilësimi i tij si i parregulluar e i pluhurosur tregon se e ka lënë anash kujdesjen për dukjen e tij dhe gjëja më me rëndësi për të është bërë duaja ndaj All-llahut, subhanehu ue teala, në çfarëdo gjendje të jetë, i parregulluar, i pluhurosur apo në gjendje të mirë. E këto dy të parat kanë ndikim në pranimin e duave, siç shihet kjo nga hadithi i Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, kur tregon se All-llahu, az- ze ue xhel-le, në mbrëmjen e ditës së Arafatit zbret në qiellin e Dunjasë dhe u lëvdohet melekëve me njerëzit që janë në Arafat, duke iu thënë: “Më kanë ardhur nga çdo luginë, të pluhurosur, jo të kujdesshëm për veten e tyre dhe rrinë në Diell”.Muslimi.
Të gjitha këto shkaqe për pranimin e duave nuk i kanë bërë fare do- bi, sepse ushqimi e veshja e tij ka qenë prej haramit dhe është furnizuar me haram.
Prandaj Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, tha: “E si t’i përgjigjet All-llahu këtij njeriu”.
Këto janë pra, kushtet e pranimit të duave, nëse këto nuk plotësohen përgjigjja e duasë është larg, e nëse plotësohen këto dhe nuk has në për- gjigje prej All-llahut, subhanehu ue teala, kjo me siguri është prej urtësisë së All-llahut, xhel-le she’nuhu, që e di vetëm Ai, “ndoshta ju dëshironi diçka,por ajo është e keqe për ju”.
Ose ndoshta All-llahu me këtë dëshiron t’ia largojë ndonjë të keqe edhe më të madhe që ai nuk e di, ose don All-llahu, subhanehu ue teala, që për shkaktë kësaj t’ia shumëfishojë shpërblimin Ditën e Kijametit.
Ashtu që nëse nuk i pranohet duaja pas plotësimit të kushteve dhe nuk i largohet ndonjë e keqe që është edhe më e madhe, ky njeri i ka bërë shkaqet dhe nuk i është pranuar duaja, e me këtë All-llahu ia shumëfishon shpërblimin Ditën e Kijametit me diçka më të madhe dhe më të plotë.
Me rëndësi po ashtu është që mos të bëhet njeriu i padurueshëm në pranimin e duasë, sepse kjo është prej shkaqeve të mospranimit të dua- ve, siç shihet në hadithin ku thotë Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem: -”Secilit nga ju i pranohet duaja nëse nuk ngutet”,- i thanë: -O i Dërguar, e si ngutet?!- Tha: -”Atëherë kur thotë: U luta, u luta, u luta dhe nuk mu pranua duaja”.
Pra, nuk i ka hije njeriut që të bëhet i padurueshëm në pranimin e duave, ashtu që pastaj të mërzitet dhe të largohet nga duaja. Por duhet që vazhdimisht të bëjë dua, sepse çdo dua me të cilën i lutesh All-llahut, az- ze ue xhel-le, është adhurim me të cilin afrohesh tek All-llahu, subhane- hu ue teala, dhe t’i shton shpërblimet.
E ti vëlla, bën sa më tepër lutje për të gjitha çështjet, të përgjithshme apo të veçanta për ty, të mëdhaja apo të vogla.
Sikur mos të kishte nga duaja dobi tjetër përveç asaj se është adhu- rim, do të mjaftonte kjo si shkak për të mos u larguar nga duaja. All-llahu na ndihmoftë.
SHKEPUTUR NGA LIBRI “KUSHTET E FESE”

AUTOR MUHAMED EL-UTHEJMIN.

Përktheu: Omer Murati.

Si të kemi një zemër të devotshme?

Pyetje:Cila eshte rruga per devotshmerine e zemres dhe per ta pastruar nga urrejtja dhe zilia? Dhe cilat jane menyrat me te dobishme per ta bere zemren te devotshme ne jeten e kesaj bote?
Shejh Salih el-Feuzan:
Devotshmeria e zemres arrihet me disa gjera.
Se pari: te pasurit e qellimit te sinqerte per Allahun, Azze ue Xhel, ne veprat e mira.
Dhe duke kujtuar madheshtine e Allahut, e Madheruar dhe Lartesuar, duke kujtuar se keni nevoje per Allahun, Azze ue Xhel, dhe rritja e dhikrit (perkujtimit) te Allahut.
Allahu, me i Larti ka thene:
“Ata qe besuan dhe me te permendur Allahun, zemrat e tyre qetesohen; pra ta dini se me te permendur Allahun zemrat stabilizohen.” [Suretu er-Rad 28]
Pra, nga ajo qe e sjell zemren ne jete, eshte rritja e perkujtimit te Allahut.
Dhe me te vertete, ai (Profeti) -sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- ka thene:”Shembulli i atij qe e permend Allahun dhe atij qe nuk e permend Allahun
eshte si shembulli i te gjallit dhe i te vdekurit.”
Gjithashtu nga menyrat e sjelljes se zemres ne jete eshte te ngrenit nga ushqimi Hallall (ushqimi i lejuar ligjor) dhe te qendruarit larg nga te ngrenit e ushqimit Haram (te ndaluar). Sepse ne te vertete, ngrenia e haramit e ngurteson zemren, e prish zemren ose e ben zemren e semure. Sepse ushqimi i keq ndikon ne zemer dhe ne trup.
Gjithashtu nga menyrat e sjelljes se zemres ne jete… Allahu, me i Larti ka thene:
“(Ne u patem thene): “O ju te derguar, hani ate qe eshte e lejuar dhe e mire dhe beni vepra te mira se Une e di ate qe ju veproni.”
[Suretu el-Mu'minune 51]
Dhe Allahu i ka urdheruar besimtaret me ate qe i urdheroi te Derguarit. Ai tha:
“O ju qe besuat, hani nga te mirat qe u kemi dhene..”
[Suretu el-Bekare 172]
Ai duhet te haje nga Tajjibat, do te thote: gjerat e lejueshme.
Sepse Allahu i ben Tajjibat te lejueshme per ne dhe i ben Khabaith (gjithe te keqijat dhe gjerat e keqija) te ndaluara per ne. Keshtu ngrenia nga Tajjibat, te cilat jane gjerat e lejueshme e ushqen zemren me ushqim te mire. Dhe ngrenia nga Khabaith e ushqen zemren me ushqim te keq.
Kjo ben qe zemra te semuret, si edhe, degjimi i kengeve dhe instrumenteve muzikore, e cila eshte rritur shume ne kete kohe! Dhe ajo ben qe zemra te semuret ose
e ben ate te vdese, te qenit i perkushtuar ndaj Televizionit, Internetit dhe cfare transmetohet ne keto media nga pabesia, mendimet e mbrapshta,
deshirat e ndaluara dhe skenat e neveritshme. Kjo eshte ajo e cila i ben zemrat te semura.
Gjithashtu, shoqerimi me njerez te keqinj dhe ulja me ta i prish zemrat.
Ne menyre te ngjashme, shoqerimi me njerezit e mire, dijetaret dhe njerezit e khajrit, eshte nga ajo qe i sjell zemrat ne jete.
Përktheu: Omer Murati.

A lejohet varja e fotove ne mur?

Cila është dispozita e varjes së vizatimeve në mur?


Përgjigje: Varja e vizatimeve në mur, e sidomos ato të mëdhajat është haram, edhe nëse nuk është vizatimi i plotë (shihen vetëm disa pjesë të trupin, psh, koka me shpatullat).
Sepse këtu shihet qartë se është për qëllim madhërimi i atyre vizatimeve Thelbi i shirkut rrjedh nga ky lloj teprimi, siç transmetohet nga Ibën Abbasi, radijall-llahu anhu, se për idhujt e popullit të Nuhit, alejhi selam, ka thënë se ata kanë qenë emra të disa njerëzve të mirë, e më pas i kanë vizatuar ata persona që të përkujtohen në ibadetin e tyre, e pasi kaloi një kohë, filluan t’i adhurojnë.
SHEJH UTHEJMIN ALLAHU E MESHIROFTE
Përktheu: Omer Murati.