Pejgamberi sal-all-llahu alejhi ve sel-elm ka thënë: “Sikur t’i lejohej dikujt t’i bënte sexhde dikujt, do të urdhëroja gruan t’i bënte sexhde burrit të saj” (Transmeton Ibn Maxhe, Ahmedi, Ibn Hibbani)
Jeta e përbashkët është qetësim i shpirtit dhe kënaqësi (shoqërimi, intimiteti), ku secili prej bashkëshortëve qetësohet me dashurinë e tjetrit, duke gjetur harmoni në krahët e njëri-tjetrit.
Islami ka urdhëruar bashkëshortët që të sillen me butësi dhe të çojnë një jetë të mire, të ndihmohen në mes veti për të gëzuar njëri-tjetrin dhe të largojnë të keqen, të ndihmojnë njëri-tjetrin në respektimin e Zotit të tyre. Burri i mirë dhe gruaja e mirë ndërtojnë shtëpi të mirë, ngase toka e mirë jep fryte të mira, kurse toka e keqe jep pak fryte ose nuk jep aspak!
Islami ka urdhëruar bashkëshortët që të sillen me butësi dhe të çojnë një jetë të mire, të ndihmohen në mes veti për të gëzuar njëri-tjetrin dhe të largojnë të keqen, të ndihmojnë njëri-tjetrin në respektimin e Zotit të tyre. Burri i mirë dhe gruaja e mirë ndërtojnë shtëpi të mirë, ngase toka e mirë jep fryte të mira, kurse toka e keqe jep pak fryte ose nuk jep aspak!
Për bashkëjetesën e lumtur duhet të merren në konsideratë te gruaja disa çështje:
1. Besimi, i cili është baza. Bazuar në thënien e Pejgamberir sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “…Merr besimtare…” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Nëse gruaja nuk ka besim ajo prish edhe besimin e burrit të saj dhe e çonë në mëkat.
2. Të jetë bësimtare e devotshme e cila nuk lakmon për të mirat e kësaj bote, të kënaq Zotin e saj, të jetë askete nga kënaqësia e kësaj bote.
3. Të përkujdeset për pesë kohët e namazit. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: Nëse gruaja i fal pesë kohë të namazit, agjëron muajin e Ramazanit, e ruan nderin e saj dhe respekton burrin e saj, do të hyjë në xhenent.”
4. Të bëjë shtëpinë vend ku përmendet Allahu, ngase Pejgamberi sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem ka thënë:“Shembulli i shtëpisë në të cilën përmendet Allahu dhe shtëpisë në të cilën nuk përmendet Allahu, është sikur shembulli i të gjallit dhe të vdekurit”. (Transmeton Muslimi)
5. Të duron gjatë fatkeqësive.
6. Mos gënje dhe mos u bë dyfytyrëshe, sepse këto ta nxijnë nderin dhe i bënë njerëzit që ta humbin respektin ndaj teje.
7. Të ruajë gjuhën e saj nga gibeti bartja e fjalëve, shpifja dhe mos paragjyko, sepse shpesh këto janë mëkate dhe traditë e injorancës.
8. Të ruhesh nga mendjemadhësia, se mendjemëdhenjtë i urren çdo njeri.
9. Të kërkojë meher të vogël. “Me të vërtetë, më e mira prej grave është ajo që lëshon në mehër (kërkon sa më pak).”
10. Të respektojë burrin e saj, të përputhet me dëshirat e burrit të saj, përveç nëse bien në kundërshtim me urdhërat e Allahut.
11. Të ketë sjellje të mirë, sepse dëmi i sjelljes së keqe është më i madh se dobia e saj.
12. Mbuloi pjesët e turpshme të trupit. Burri yt le të martohet për bukurinë tënde shpirtërore e jo për atë trupore sepse trupi e humb bukurinë pas një kohe, kurse shpirti është i përjetshëm.
13. Të ruajë pasurinë dhe dinjitetin e tij kur është i pranishëm dhe kur nuk është.
14. T’i japë prioritet të drejtave të burrit të saj mbi të drejtat dhe dëshirat e veta.
15. Të mos jetë xheloze, sepse xhelozia nuk do t’i ndalë belatë dhe fatkeqësitë në jetë, pra ajo duhet ta ruajë ekuilibrin në xhelozi duke mos neglizhuar parimet kryesore dhe të mos e teprojë në të menduarit keq.
16. Të mos e refuzojë ftesën e burrit kur ai e kërkon për marrëdhënie seksuale me të, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Në qoftëse burri e thirr gruan e vet në shtrat për marrëdhënie, kurse ajo refuzon dhe ai hidhërohet në të, atëherë melaqet e mallkojnë këtë grua deri në agim.” Në një transmetim tjetër thuhet: “Derisa ai të pajtohet me të (gruan)”
17. T’i mbajë sekretet e shtëpisë.
18. T’i kushtojë rëndësi fëmijëve për edukim sa më të mirë, ngase rritja e fëmijëve në Islam është detyrë fetare.
Përktheu: Omer Murati
No comments:
Post a Comment