Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.av.s. ka thënë:
“Shtatë persona (lloje njerëzish) All-llahu do t’i vendosë nën hijen (mbrojtjen) e Tij atë ditë kur nuk do të ketë tjetër për-veç hijes së Tij." Ata janë:
1 - Imami (udhëheqësi) i drejtë.
2 - Një i ri i cili është rritur në ibadet dhe respekt të All-llahut të Madhëruar.
3 - Një njeri, zemra e të cilit është e lidhur me xhamitë.
4 - Dy njerëz të cilët duhen në emër të All-llahut, janë shoqëruar dhe të tillë kanë mbetur gjer në ndarje (vdekje).
5 - Një njeri të cilin e ka thirrur një grua autoritative dhe e bukur, kurse ai e refuzon duke i thënë se i frikësohet All-llahut.
6 - Njeriu i cili ndan sadaka fshehurazi, ashtu që dora e majtë nuk e di çka bën (sa ndan) e djathta.
7 - Njeriu që e përmend All-llahun në vetmi dhe i mbushen sytë me lot.
(Muttefekun alejhi)
Përktheu: Omer Murati
No comments:
Post a Comment