Transmeton imam Muslimi në Sahihun e vet nga Enesi, se Pejgamberi ka thënë: "Ditën e Kijametit do të vij te dera e xhennetit dhe do të kërkoj të më hapet. Ruajtësi do të më thotë: 'Kush je ti?' Do t'i them: 'Muhammedi'. Ai do të më thotë: 'Patjetër. Jam urdhëruar që mos t'ia hap askujt tjetër para teje'''.1
Më herët e kemi përmendur hadithin e Ebu Hurejres, i cili gjendet në dy përmbledhjet më të sakta të hadithit: ''Kush shpenzon dy gjëra të njëjta në rrugën e Allahut, do ta thërrasin ruajtësit e çdo dere: '(O fulan) Eja!' Ebu Bekri tha: 'O i Dërguar i Allahut! A kjo është ajo, ku nuk ka humbje?' Pejgamberi i tha: 'Shpresoj të jesh prej tyre"', ndërsa në versionin tjetër: "A ftohet dikush nga të gjitha ato dyer?" I tha: ''Po, dhe shpresoj të jesh prej tyre".
Pasi që ambiciet e Ebu Bekrit për të plotësuar të gjitha shkallët e imanit qenë ngulmuese, dëshiroi që të thirret nga të gjitha ato dyer, kështu që e pyeti Pejgamberin se a i ndodh kjo dikujt, e në rast se po, atëherë të punojë që ta arrijë atë. Ai i tregoi se kjo është e arritshme dhe e përgëzoi se ai është prej tyre. Sikur ai ta ketë pyetur duke i thënë: A i plotësohen dikujt të gjitha këto (gradët e imanit) dhe të thirret Ditën e Kijametit nga të gjitha dyert. Për Zotin, (mendo) sa ambicie e lartë që është kjo dhe sa shpirt i madh që është ky!
Allahu i lartësuar, të madhin e ruajtësve e ka emëruar Riduan, emër ky i nxjerrë nga (fjala) rida. Ndërsa ruajtësin e Zjarrit e ka emëruar Malik, emër ky i nxjerrë nga (fjala) mulk, që do të thotë forcë dhe ashpërsi.
Kush është i pari që troket derën e xhennetit!
Kaloi hadithi i Enesit të cilin e transmeton Tabaraniu me një shtesë: ''Ngrihet roja dhe thotë: 'Nuk ia hap askujt para teje dhe nuk ngrihem më për askënd pas teje''.2
Kjo ngritje e posaçme për të, bëhet për të treguar shquarjen dhe pozitën e tij. Ai nuk ngrihet që ta shërbejë askënd pas tij. Madje, ruajtësit e xhennetit ngrihen për ta shërbyer atë, duke qenë ai në mesin e tyre si mbret.
Transmeton Muslimi në Sahihun e vet nga Enesi se Pejgamberi ka thënë: ''Kam më së shumti
njerëz që më pasojnë Ditën e Kijametit dhe jam i pari që do ta trokas derën e xhennetit''.3
Cili është ummeti i parë që do të hyjë në xhennet
Në dy përmbledhjet më të sakta të hadithit është transmetuar nga Ebu Hurejra se Pejgamberi ka
thënë: ''Ne jemi të parët Ditën e Kijameti, veçse atyre u është dhënë libri para nesh dhe neve pas
tyre''.4 D.m.th. ata nuk na e kanë kaluar neve veçse me kaq.
Në Sahihun e imam Muslimit (transmetohet) nga Ebu Hurejra se Pejgamberi ka thënë: ''Ne të
fundit do të jemi të parët Ditën e Kijametit. Jemi të parët që do të hyjmë në xhennet, meqenëse
atyre u është dhënë libri para nesh dhe neve pas tyre. Ata patën kundërshtime dhe neve Allahu
i lartësuar na udhëzoi në të vërtetën me lejen e Tij, për sa i përket asaj që ata u kundërshtuan''.5
Ky ummet janë të parët që do të dalin nga toka, të parët që do të qëndrojnë në vendin më të
lartë në meukif (vend ku do gjykohen), të parët që do të jenë nën hijen e Arshit, të parët që do të
gjykohen, të parët që do ta kalojnë siratin (urë që shtrihet mbi xhehennem) dhe të parët që do të
hyjnë në xhennet. Xhenneti është i ndaluar për pejgamberët derisa të hyjë Muhammedi dhe
gjithashtu është i ndaluar për ummetet derisa të hyjë ummeti i tij.
________________________________________________________________________________
1.Muslimi (189).
2.Këtë shtesë e ka transmetuar Ebu Nuajmi në librin ''Sifetu el-Xhenneh'' (83), me sened shumë të dobët.
3.Muslimi (196).
4.Buhariu (238) dhe Muslimi (855).
5.Muslimi(855).
_________________________________________________________________________________
Përktheu: Omer Murati.
No comments:
Post a Comment