Monday, March 31, 2014

Do te mbulojn me dhe, Sa mbulese e rende qe eshte ajo!!

Një Medinas e ka pasur një motër, e cila i vdes. Pasi e varrosi, kthehet në shtëpi, mirëpo, i kujtohet se i kishte rënë diçka në varr. E merr një shok dhe shkojnë së bashku. E çelin varrin dhe e gjejnë sendin e humbur. Pastaj i thotë shokut: “A po largohesh pak ta shoh motrën time”. Dhe kur e sheh se ajo digjej flakë, atëherë me të shpejtë e mbulon varrin dhe kthehet te nëna e tij dhe e pyet: 

“Oj nëna ime, më trego diçka më shumë për motrën?” 

Nëna i thotë: “Po çka të të tregoj tash, kur ajo është e vdekur?” Ai i tregon se çka kishte parë te varri i saj. 

Atëherë nëna i tregon: “Motra jote e vononte kohën e namazit dhe e kishte zakon që të shkonte nëpër dyer të shtëpive të fqinjëve, të dëgjonte në heshtje dhe t’ua zbulonte çështjet e tyre”.


Përktheu: Omer Murati

Sunday, March 30, 2014

Kush e shan kohën, ka fyer Allahun!!

Allahu thotë: "Ata thonë: "Nuk ka tjetër veç jetës së kësaj bote, vdesim e jetojmë dhe vetëm koha na shkatëron..."[1]

Ebu Hurejre përcjell hadithin e saktë se Profeti sal-lallahu alejhi ue selem, ka treguar që Allahu i Lartësuar thotë: "Më fyen biri i Ademit: shan kohën, kur Unë jam koha, Unë sjell ndryshimin e natës dhe të ditës."[2]
Sipas një transmetimi tjetër, thuhet: "Mos e shani kohën, se vërtet Allahu është koha."[3]

Dobitë e temës:

♦ Ndalimi i sharjes së kohës.
♦ Sharja e kohës është fyerje për Allahun.
♦ Komenti i shprehjes: " Allahu është koha."
♦ Njeriu bëhet ofendues, edhe nëse nuk e ka qëllimin në zemër.

[1] (Xhathijeh,24)

[2] Buhariu dhe Muslimi

[3] Muslimi


Përtheu: Omer Murati

Saturday, March 29, 2014

Meleku i një fëmije!!!

Ka qenë një fëmijë, i cili është përgatitur për të ardhur në këtë Botë. Një ditë, e pyet Zotin e tij:

- O Zoti im, më thanë se nesër do të më dërgosh në Botë, por unë jam ashtu i vogël dhe i pafuqishëm, si do të jetojë atje?

- Prej të gjithë engjëjve kam zgjedhur një për ty. Ai do të pres dhe do të mbrojë. Secilën ditë, do të këndojë dhe do të buzëqeshet. Kështu, ti do ta përjetosh dashurinë e tij dhe do të jesh i lumtur.

- Mirë, si do ta marrë vesh kur më flet, kur unë nuk e di gjuhën e tij?

- Meleku do të të flas në mënyrën më të bukur dhe me fjalët më të përzgjedhura, që do të mundsh t’i ruash në atë Botë dhe me kujdes do të mësojë se si të ecësh dhe të bisedosh.

- Mirë, Zoti im, çka duhet të bëjë kur dua të flas me Ty?

-Meleku jot do të mësojë që të më lutesh, duke i ngritur duart.

- Kam dëgjuar se në tokë ka mjaftë njerëz të këqij, kush do të më mbrojë?

- Meleku jot vazhdimisht do të mbrojë, madje edhe nëse duhet dhënë jetën e tij.

Kështu në Xhennet mbretëroi heshtja dhe u ndërprenë fjalët për Tokën që sjell deri aty. Fëmija kuptoi, se duhet ardhur në këtë botë, prandaj edhe parashtroi pyetjen e tij të fundit:

- O Zoti im, nëse tash duhet të shkoj në atë botë, të lutem, të më tregosh se si quhet meleku im?

- Nuk ka rëndësi si quhet, ti do ti thuash NËNË.

Përktheu: Omer Murati

Friday, March 28, 2014

I kaloi namazi, e ndëshkoi veten dhe fitoi!!!

Një grua kujdesej shumë që ta falte rregullisht namazin, porse një ditë prej ditësh i kaloi namazi pa dëshirën e saj.

U brengos aq shumë, saqë filloi të ndiejë dhimbje dhe shtrëngim në zemër nga meraku.

Nga pikëllimi i madh që ndiente që i kaloi ky ritual madhështor vendosi ta ndëshkojë veten. Kështu që, vendosi të qëndrojë mbi sexhaden e saj gjatë gjithë ditës.

Kur shkoi burri i saj në punë e la atë të përulur në faltoren e saj. Kur u kthye nga puna e gjeti sërish në të njëjtin vend duke qarë dhe duke u lutur.

Atëherë, bashkëshorti i saj ra për të pushuar, por edhe pasi u zgjua gruaja e tij ende qëndronte në po atë vend, pa lëvizur fare, e frikësuar dhe e përulur para Zotit të saj!

Pas namazit të akshamit, bashkëshorti i saj e puthi dhe e përqafoi fort gruan e tij dhe tha me zë të lartë:

"Për Zotin, kurrë nuk do të shkoj më tek ajo!"

"Për Zotin, kurrë nuk do të shkoj më tek ajo!"

Burri e kishte fejuar një grua tjetër pa dijen e kësaj (të parës) dhe kishte vendosur që po atë ditë të bënte kurorë me të, por kur e pa sa shumë po vuante gruaja e tij mendoi se ajo po e bënte këtë gjë për shkak të mërzisë që burri i saj po martohej edhe me një grua tjetër. Kështu që, atij iu zbut zemra dhe u betua se kurrë nuk do të martohej edhe me ndonjë grua tjetër!

Kur e dëgjoi këtë ngjarja, gruaja u çudit tej mase!

Atëherë mu kujtua hadithi i të Dërguarit të Allahut: "Kushdo që e ka dert ahiretin (botën e përtejme), Allahu do t'ia zgjedhë problemet e kësaj dunjaje dhe do t'i japë pasuri në zemër, kështu që kurrë nuk do të shohë varfëri dhe do t'i vijë dunjaja, të cilën Allahu i Madhërishëm ia ka shkruar." (Hadith Sahih)

Namazi është shtylla e fesë, pa të nuk bën kurrsesi!

Sa të nevojshëm jemi që zemrat tona t’i ujisim me iman-besim.

Vallahi, po t’i mbushnim zemrat tona me dashuri ndaj Allahut, kurrë nuk do ta braktisnim Atë e as që do të shqetësoheshim nga brengat!

Fillimi i përmirësimit tonë duhet të bëhet në këtë mënyrë: Përmirësimi i gjendjes sonë me Namaz, meqë ne kemi nevojë për frikërespekt ndaj Allahut, duke medituar Kur’anin dhe duke vlerësuar të drejtat e Allahut.

O Zoti im, më bëj mua dhe pasardhësit e mi prej atyre që e falin namazin. (Ibrahim 40)


Përtheu: Omer Murati

Thursday, March 27, 2014

Dituria i lartëson dijetarët mbi të tjerët!!

Kur’ani dhe hadithi i Pejgamberit s.a.v.s. e lartësuan
diturinë dhe dijetarët në një shkallë të lartë, saqë asnjë ideologji,
në asnjë periudhë historike , të vjetër apo të re , nuk arriti t’i
lartësojë ashtu. Zoti i Madhëruar në Kur'an thotë:


“…All-llahu i ngre në shkallë të lartë ata të cilët besojnë në
mesin tuaj dhe ata të cilëve u është dhënë dijenia. All-llahu di
se çka punoni ju “. (El-Muxhadele,11)

Ibni Abbasi r.a. ka thënë:“Dijetarët janë të lartësuar shtatëqind shkallë mbi besimtarët,ndërsa distanca mes dy shkallëve është, pesëqind vite udhëtim”. [1]

Transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:

“…Për dijetarët bëjnë dua (lutje) gjithçka në qiej dhe në tokë, bile
edhe peshqit në ujë. Përparësia e dijetarëve ndaj të tjerëve është sikur shkëlqimi i hënës së plotë në krahasim me të yjeve,….” [2]

Nga ky hadith, së pari nxjerrim parimin, se dituria i lartëson dijetarët mbi të tjerët, dhe njëherazi shkakton që ata të jenë të dashur dhe të nderuar, si nga njerëzit ashtu edhe nga gjallesat e tjera. Në hadith gjithashtu kuptohet përparësia e dijetarit ndaj
të tjerëve, prandaj kërkohet respekti dhe nderimi ndaj dijetarëve
ngase ata kanë përparësi nga të tjerët.

[1] "Ihja Ulumud din", vëll.I, fq.5..

[2] "Sunen Ebi Davud", vëll.III, fq.317, h.3641. Këtë hadith e shënojnë edhe Tirmidhiu, Ibn Maxheh nga Ebu Darda dhe thotë Ibn Hibani e konfirmon hadith të saktë.


Përktheu: Omer Murati


Wednesday, March 26, 2014

A e di kush jam une ?? (TREGIM EMOCIONAL)


Lexoni dhe shikoni tregimin e këtij njeriu të pasur. Allahu i kishte dhënë këtij njeriu pasuri të madhe, mirëpo nuk ishte falënderues ndaj të mirave të Allahut subhanehu ve teala. Shikoni se si Allahu e sprovoi këtë njeri me pasurinë e tij:

Një ditë prej ditësh kishte qenë duke ngrënë drekë me gruan e tij, në tavolinën e tyre kishte ushqime të llojllojshme, ngase ishte njeri i pasur, sikurse ne sot që përgatitim ushqim për dy apo katër persona e që ky ushqim mjafton për dhjetë apo njëzet persona!
Përderisa ishin duke ngrënë ushqim burri me gruan e tij, papritmas trokiti dera.

- Kush trokiti? - tha burri.

- Nuk e di! - ia ktheu gruaja e tij dhe tha: - Prit, unë do të shkoj dhe të shikoj se kush është te dera.

- Kush trokiti? - pyeti gruaja.

- Jam një i varfër, jam i mjerë, i uritur dhe koka më dhemb nga uria. A keni diçka nga ushqimi? - përgjigjet një i varfër duke kerkuar lemoshe.

- Është një i varfër dhe kërkon ushqim. A do t’i japim diçka nga ushqimi? - gruaja i tha burrit.

- Jo, jo, thuaji atij nuk posedojmë asgjë! - ia ktheu burri me vrazhdësi.

- Po ne kemi ushqim që na mjafton neve, të varfërve dhe të tjerëve - ia kthen gruaja (por, sot për fat të keq ka disa prej njerëzve të pasur, Zoti na ruajt, nuk dëshirojnë t’u japin asgjë të varfërve dhe të mjerëve).

- Jo, jo, largoje, largoje jashtë, si ky ka shumë! - thotë burri, dhe i varfëri kthehet nga ka ardhur.
Mirëpo filloi të ndryshojë gjendja e këtij të pasuri, filloi t’i humb pasuria e tij, derisa i humbi të gjitha, pastaj filluan edhe grindjet me gruan e tij, u shtuan mosmarrëveshjet derisa erdhi në atë gjendje dhe e shkurorëzoi gruan e tij.
Pas një kohe, gruaja e tij martohet me një burrë tjetër. Ditë prej ditësh, ai me të cilin u martua filloi të fitonte pasuri dhe bëhet i pasur .
Një ditë prej ditësh ishte duke ngrëne ushqim gruaja me burrin e saj (të dytin), i cili u bë i pasur, papritmas troket dera, dhe shkon gruaja e tij për ta shikuar se kush është. Shkoi dhe e pa se një i varfër po kërkonte ushqim, u kthye dhe i tregoi burrit të saj:

- Një i varfër po kërkon ushqim.

- Merr nga ushqimi dhe jepi, elhamdulilah (falënderimi i qoftë Allahut), kemi mjaft ushqim - ia ktheu burri.
Gruaja mori diçka nga ushqimi që kishte dhe ia jep të varfrit. Mirëpo, kthehet e hidhëruar, dhe burri i saj e pyet:
- Pse je kaq e hidhëruar?! A po brengosesh për ushqimin që ia dhe?

- Për Zotin, nuk po brengosem për këtë – ia ktheu gruaja.
- Atëherë, përse je e brengosur? Ne kemi ushqim të mjaftueshëm elhamdulilah! – i tha burri.
- A e di përse jam e brengosur?! – i tha gruaja e tij.
- Jo, nuk e di! – tha burri.
- Ai (i varfëri), i cili trokiti derën ishte burri im i parë, i cili ka qenë i pasur dhe tani troket nëpër dyer dhe kërkon ushqim – tha ajo.

- Po a e di ti se kush jam unë?! - ia ktheu burri (i dytë).

- E kush je ti? - pyeti gruaja.

- Unë jam lypësi i parë, i varfëri i parë! - u përgjigj burri.

O ti vëlla musliman, nëse ti je prej atyre që Allahu u ka dhënë pasuri, jep lëmoshë (sadaka) në rrugën e Allahut, ndihmo të varfrit para se të varfërohesh, bëhu falënderues i begative të Allahut, dhe falëndero Allahun për atë që ta ka dhënë.

Allahu subhanehu ve teala thotë në Kur’anin Famëlartë:
''Dhe (përkujtoni) kur Zoti i juaj njoftoi bindshëm: Nëse falënderoni, do t'ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s'ka dyshim, dënimi im është i vështirë.''[1]

[1] (Ibrahim, 7).


Përktheu: Omer Murati

Monday, March 24, 2014

"Zoti na ruajt nga më e keqja!!!"

Tregohet se një burrë i moshuar, po udhëtonte me të birin drejt një qyteti të largët. Atyre u duheshin dy ditë rrugë për të mbërritur në destinacion. Me vete kishin gomarin dhe plaçkat. Here pas here, burri i moshuar pëshpëriste aq sa e dëgjonte dhe i biri:”Zoti na ruajt nga më e keqja.”

Teksa vazhdonin rrugëtimin e gjatë, gomarit i thyhet njëra këmbë mu në mes të rrugës. I moshuari tha:” Zoti na ruajt nga më e keqja.”

Të dy morën plaçkat në krahë dhe vazhduan rrugën. Pasi kishin përshkuar goxha udhë, të moshuarit i thyhet këmba dhe e kishte të pamundur të ecte. Ai u mbështet në supet e të birit, të cilit i pëshpëriti:”Zoti na ruajt nga më e keqja.”

Përveç se duhej të mbante të atin, djaloshit të ri i duhej të mbajë dhe plaçkat. Teksa vazhdonin rrugën, i riu pickohet nga një gjarpër. Ai u shtri përtokë nga dhimbja, sakaq i ati iu afrua dhe i tha:”Zoti na ruajt nga më e keqja.”

Këtu i biri se përmbajti dot veten dhe tha:”E çfarë qenka më e keqe se kaq?!”

Pasi u përmirësua pak, baba e bir morën udhën drejt destinacionit, sigurisht ishin vonuar shumë për shkak të peripecive. Kur mbërritën në qytet, ata u befasuan me atë që u shihnin sytë. Qyteti ishte goditur nga një tërmet i fuqishëm, i cili e kishte rrënuar të tërin. I moshuari, e pa të birin në sy dhe i tha:”O bir! Nëse nuk do na kishin ndodhur gjithë ato peripeci gjatë udhës, do të kishim mbërritur në kohë dhe, sigurisht, do na kishte ndodhur më e keqja, do ishim nën rrënoja tani.”

Morali:

Le të jetë ky interpretimi ynë për shumë ngjarje që na ndodhin në jetë. Kështu do të mund të triumfojmë ndaj stresit, ankthit dhe tensionit. Le të kemi opinion dhe pritshmëri të mira nga Zoti. Le ti mbështetemi Atij në çdo çështje të jetës tonë. Le të jemi të sigurtë dhe të bindur se nuk ka më të dhembshur dhe të urtë sesa Zoti. O Zot! Ti ke në dorë gjithçka në tokë e në qiej! Ty të lëvdojmë dhe të falenderojmë!

Përktheu: Omer Murati

Sunday, March 23, 2014

Ngjarje e mahnitshme Subhanallah!

Një ditë një njeri i varfër i solli një kalavesh rrushi Muhammedit salAllahu alejhi ue selem si dhuratë.Ai ishte shumë i emocionuar që ishte në gjendje të sjellë dhuratë për Pejgamberin (salAllahu alejhi ue selem).

E vendosi rrushin pranë Pejgamberit (salAllahu alejhi ue selem) dhe tha: 'O Pejgamber i Allahut, të lutem pranoje këtë dhuratë të vogël nga unë"


Ai ishte njeri i varfër i cili nuk kishte mundësi për më shumë.Fytyra e tij ndriçonte me lumturi pasi ia ofroi atë dhuratë të vogël.Ishte e qartë se ai e donte Pejgamberin shumë.

Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem) e falenderoi atë me mirësjellje.Përderisa burri shikonte në të me shpresë, Pejgamberi hëngri një kokër rrush.Pastaj hëngri një tjetër.

Ngadal Pejgamberi e mbaroi tërë kalaveshin e rrushit vetë.Ai nuk i ofroji rrush asnjërit nga ata që ishin prezent.

Njeriu i varfër i cili e solli atë rrush u kënaq shumë dhe u largua.

Shokët e Pejgamberit (salAllahu alejhi ue selem) të cilët ishin përreth ishin të befasuar.

Zakonisht Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem) ndante me ata çdo gjë që kishte marrur.Ai gjithmonë do t'ju ofronte atyre çdo gjë që i ishte dhënë dhe do të hanin së bashku.

Zakonisht ai fillonte i pari për shkak të respektit ndaj personit i cili ia kishte dhënë dhuratën.Por çdo herë ai u ofronte të tjerëve.

Këtë herë kishte qenë më ndryshe.Pa ia ofruar askujt, Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem) e mbaroi gjithë kalaveshin e rrushit vetë.

Njëri nga shokët e pyeti me respekt:" O Pejgamber i Allahut! Si e hëngre të gjithë rrushin vetë dhe nuk ia ofrove asnjërit nga ne që jemi prezent?"

Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem) buzëqeshi dhe tha:" E hëngra gjithë rrushin vetë sepse rrushi ishte i thartë.

Nëse do t'ua kisha ofruar, ju ndoshta do të bënit fytyra qesharake dhe do ta tregonit neverin tuaj për rrushin.

Ajo do t'i kishte lënduar ndjenjat e njeriu të varfër.

Mendova me vete se më mirë është që unë t'i ha të gjitha prej tyre me gëzim dhe ta kënaq njeriun e varfër.Nuk dëshirova t'i lëndojë ndjenjat e tij..

Subhanallah, ky ishte karakteri dhe sjellja e Pejgamberit tanë të dashur, Muhammedit salAllahu alejhi ue selem.



Përktheu: Omer Murati

Thursday, March 20, 2014

“Ki frikë Allahun kudo që je!!"

Transmeton Tirmidhiu nga Muadh ibn Xhebeli, se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Ki frikë Allahun kudo që je, pasoje te keqen me një të mirë, ajo e fshin atë (të keqen), dhe (komuniko) sillu me njerëzit me moral të mirë.” [1] 

   Ky hadith ka përfshirë tri porosi me të cilat rregullohet dhe drejtohet e gjithë çështja e fesë dhe dynjasë. Sa i përket frikës ndaj Allahut, ajo synon devotshmërinë, e cila realizohet duke i respektuar urdhrat e Allahut dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij, duke e përmendur dhe mos harruar, duke falënderuar e mos mohuar, duke qenë mirënjohës në lumturi e vështirësi, në gëzim e në pikëllim, ashtu sikurse e meriton Fytyra e Tij. I Lartësuar dhe i Fuqishëm është Ai! 

   Kurse sa i përket të drejtave të robërve, e para e tyre është drejtësia ndaj vetvetes, duke i realizuar qëllimet dhe kërkesat trupore në mbikëqyrjen e Allahut të Lartësuar, duke i lënë mëkatet dhe duke ikur prej tyre, por ndërkohë duke i pasuar ato me vepra të mira dhe lutje ndaj Krijuesit.

   Fjala e Pejgamberit alejhi selam “Ki frikë Allahun kudo që je” është udhëzim profetik që drejton dhe ngre ambiciet e çdo muslimani, gjithashtu është mburojë që e mbron nga çdo e keqe. E, devotshmëria është rruga e shpëtimit.

[1] Tirmidhiu.

Përktheu: Omer Murati

Tuesday, March 18, 2014

Kush punon mirësi e drejtësi në Islam, nuk do të ndëshkohet!!!

Ibn Mesudi r.a. tregon se dikush tha: 

"O i Dërguari i Allahut! A do të ndëshkohemi për atë që kemi bërë në periudhën e padijes paraislame?" 

Pejgamberi a.s. tha: 

"Kush punon mirësi e drejtësi në Islam, nuk do të ndëshkohet për çfarë ka bërë në kohën e padijes paraislame dhe, kush vepron të keqen në Islam, do të ndëshkohet për veprat e këqija që ka bërë në kohën e parë dhe të dytë."[1]



[1] Buhariu:6921


Përktheu: Omer Murati

Friday, March 14, 2014

Ndoshta diçka e mirë fshehët te një e keqe!!

Tregohet për një njeri i cili quhej Enes ibn Amir.

Ëndërronte të martohej me një grua e cila do t’i kënaqte sytë e tij me bukurinë e saj.

Kur u martua nuk e pa nusen e tij deri kur hyri dhëndërr, kur ai e shpalosi fytyrën e saj nuk i pelqeu sepse ajo ishte e zezë dhe jo shumë e bukur, ai u distancua nga shtrati i saj natën e martesës me të, kjo gjë e lëndoj shumë gruan e tij të cilës Allahu nuk i dha shumë bukuri mirëpo i dha shumë durim dhe urtësi. Kjo gjëndje vazhdoj derisa gruaja e tij e vërejti se ai nuk ishte i kënaqur me të, ajo i tha:

O Enes, ndoshta diçka e mirë fshehët te një e keqe.

Kjo fjalë e qetësoj Enesin dhe u stabilizua disi, ai e plotësoj martesën e tij, mirëpo zëmra e tij ende ishte e trazuar, sepse ai ende nuk mund të jetonte i qetë.

Këtë herë ai e braktisi gruan e tij për 20 vite, duke mos e ditur se ajo priste një fëmijë më të.

Pas 20 viteve Enesi u kthye në qytetin e tij, para se të arrinte në shtëpi ai hyri në xhami qe të falej, në xhami e pa një hoxhë duke ligjeruar, ai u ulë dhe e ndëgjoj ligjëratën, ligjerimi i një hoxhe të ri i atij i pelqeu shumë, ai pyeti për emrin e hoxhës, ata i thanë ai është imam Maliku.

Ai tha:Maliku është djali i kujt?

Ata thanë: është djali i një njeriu që e ka braktisur qytetin para 20 viteve, quhej me emrin Enes.

Atëherë Enesi shkoi të Maliku dhe i tha: Unë do të vi me ty deri të shtëpia jote, do të qëndroj para derës se shtëpisë, i thua nënës tënde, është një njeri tek dera jonë që thotë: ndoshta diqka e mirë fshehët te një e keqe. Kur Maliku i tha nënës se tij këto fjalë ajo tha: Vrapo dhe hapi derën sepse ai është babai yt, është kthyer pas një mungese të gjatë.

Ajo asnjëherë nuk i tha atij se ai na la dhe na braktisi, gjatë gjithë asaj kohe ajo kurrë nuk foli keq për të. Për këtë takimi i tyre ishte shumë mallëngjyes, pas kësaj dite Enesi e kuptoj se gruaja e tij ishte një margaritar i cmuar.


Përktheu: Omer Murati

Njeriu që fliste me shpirtrat!!!

Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) dhe perosni që fliste me shpirtrat Shejhu (Allahu e mëshiroftë!) tregon: 

Dëgjova se dikush merrej dhe fliste me shpirtrat e vdekur. Kështu që shkova për te ai, e kur mbërrita i thash: Dua të më sjellësh (të flas me) një shpirt. 

Personi: Kë shpirt dëshiron?

Shejhu: Shpirtin e Buhariut.

Personi: Cfarë kërkon nga Buhariu?

Shejhu: Dua ta pyes për disa gjëra.

Personi tha: Sot mbaroi takimi me shpirtrat prandaj hajde ditën e hënë.

E kështu shejhu (Allahu e mëshiroftë!) shkoi ditën e hënë te personi sharlatan porse nuk e gjeti atë. Ai ishte larguar bashkë me gjërat e tij për në vend tjetër.


Përktheu: Omer Murati

Thursday, March 13, 2014

Bujaria e Imam Ebu Hanifes!!!

Është transmetuar se kur Imam Ebu Hanife dëshironte të blinte rroba për vete apo familjen e tij, ai bënte të njëjtë për disa prej dijetarëve që ai njihte. Në fakt, bujaria e heroit tonë arriti tek çdokush që erdhi në kontakt me të. Një ditë ai ishte duke ecur në rrugë, kur ai vërejti një njeri duke u përpjekur për tu fshehur nga ai.

 Ebu Hanife e pyeti njeriun: “Pse jeni duke u përpjekur të fshiheni prej meje?” 

Kur ky njeri i tha heroit tonë (Ebu Hanifes) se ai i kishte borxh 10,000 dirhem dhe ishte në siklet sepse ai nuk mund t’ia paguante paratë e tij, heroi ynë i tha këtij njeri se ai nuk dëshironte më t’ia kthente ato (dmth i fali borxhin). Madje, Ebu Hanife i kërkoi këtij njeriu falje që i ka shkaktuar telashe dhe e ka bërë të ndihet në siklet.

Përktheu: Omer Murati

Wednesday, March 12, 2014

Prania në namazin e sabahut është shkak që All-llahu i Lartësuar t’i ndriçojë ata me një ndriçim të plotë në Ditën e Gjykimit...

Transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Ata të cilët shkojnë (shpeshtojnë shkuarjen) në xhami nëpër errësirë i përgëzoj me një ndriçim të plotë në Ditën e Gjykimit.” [1]

[1] (Transmeton Ebu Davudi (561) dhe shejh Albani ka thënë se ky hadith është sahih. Shih Sahih Ebi Davud, 525.)


Përktheu: Omer Murati

Islami, fe e natyrshmërisë së pastër!!!

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se i Dërguari i Allahut, paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: "Secila foshnje lindet në natyrë të pastër islame, kurse prindërit e bëjnë të çifut, të krishterë apo zjarrputist, ashtu si kafsha e plotë e lind kafshën e plotë dhe pa mangësi.” Pastaj Ebu Hurejra lexoi ajetin: "…feja e Allahut në të cilën i krijoi njerëzit, s'ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga Allahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë." [1]

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit.

Ky hadith sinjalizon për një çështje shumë të rëndësishme e ajo është se origjina te njeriu është besimi në Allahun e Lartësuar e shprehur me natyrën e pastër. Njeriu del nga natyrshmëria e tij përmes ndikimeve dhe ndërhyrjeve të jashtme si edukata, ambienti, arsimimi etj. I Dërguari i Allahut, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka ngjasuar gjendjen e njeriut në momentet e lindjes së tij në natyrshmërinë me shembullin e kafshës së plotë dhe pa të meta e mangësi në krijimin e saj, ndërsa kur ajo rritet ia këpusin veshët, hundën dhe ia ndryshojnë natyrshmërinë e saj. Kësisoj edhe njeriu i ekspozohet devijimit, ndryshimit të natyrshmërisë së tij përmes ndikimit të jashtëm. Sikur njeriu të jetonte i vetmuar, të edukohej i vetmuar pa ndonjë ndikim të jashtëm, do të rritej si besimtar, njohës i Allahut të Lartësuar.


[1] (Rum: 30) | (Buhariu dhe Muslimi)


Përktheu: Omer Murati

Tuesday, March 11, 2014

Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu sesa besimtari i dobët dhe te çdo njëri ka hair!!

Ebu Hurejra, kënaqësia e Allahut qoftë me të, transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu sesa besimtari i dobët dhe te çdonjëri ka hair. Kujdesu për atë që të bën dobi, kërko ndihmë nga Allahu e mos u bë pesimist. Nëse të godet ndonjë gjë mos thuaj “sikur të veproja kështu do të ndodhte kështu”, por thuaj: “Ka caktuar Allahu, bëri çfarë deshi”. Vërtet, fjala “sikur” hap punën e shejtanit.” [1]

Hadith me udhëzime të ëmbla, me fjalë të këndshme, renditje të shkëlqyer dhe dobi të bollshme. Fillimi i tij është thirrje për besimin e mirë dhe të fuqishëm, fundi i tij thirrje për besim të shëndoshë dhe besim në caktimin e Allahut, dëshirën dhe vullnetin e Tij, mesi i tij iman praktik dhe ai i zemrës. Prandaj, ky është një hadith i besimit në formën më të bukur.

“Besimtari i fortë” respektivisht me iman të fortë, ngase fuqia e trupit ndonjëherë sjell edhe dëm nëse shfrytëzohet në mëkate. Fuqia e imanit e nxit njeriun drejt vazhdimësisë së zbatimit të detyrimeve dhe lënien e mëkateve, ndërsa imani i dobët e shtyn drejt neglizhencës. Për këtë shkak fuqia e besimit është më e mirë dhe më e dashur për Allahun.

“…dhe te çdonjëri ka hair” në mënyrë që të mos mendohet se te besimtari i dobët nuk ka hair. Te jobesimtari nuk ka hair dhe për këtë nuk ka dyshim.

“Kujdesu për atë që të bën dobi”, porosi e rrallë nga i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Zotit qoftë mbi të, ashtu siç ajo është një porosi përmbledhëse për çdo mirësi dhe dobi. Gjendja e besimtarit të vërtetë gjithnjë sillet rreth dobisë në çështjet e kësaj bote dhe të botës tjetër. Besimtari nuk i jep përparësi të padobishmes ndaj të dobishmes, e as nuk i jep përparësi dëmit ndaj interesit. Ai i jep përparësi interesit të lartë ndaj atij të ulët kur ato kundërshtohen.

Në hadith ka sinjal edhe për asketizmin në këtë botë, që disa e kanë përkufizuar me fjalët “lënie e asaj që nuk sjell dobi në botën tjetër”. Prandaj, çdo gjë që i sjell dobi njeriut për në botën tjetër është asketizëm nëse e lë atë që s’ka dobi. Allahu jep suksesin dhe Ai është Mbështetësi më i mirë për ata që angazhohen.

“kërko ndihmë nga Allahu e mos u bë pesimist”, renditje e jashtëzakonshme, që do të thotë se kush është i kujdesshëm për atë që sjell dobi, patjetër duhet t’i kthehet të Plotfuqishmit dhe të kërkojë ndihmë nga i Urti e i Gjithëdijshmi për çdo çështje, qoftë ajo edhe e thjeshtë.

Nga hadithi gjithashtu mësojmë edhe ndërprerjen e vetëpëlqimit dhe ndalimin e mashtrimit me punën.

Në fund kemi dorëzimin e çështjes tek Allahu i Lartësuar duke qenë të kënaqur me caktimin e Tij, nëse ndodh e kundërta e asaj që kemi dëshiruar.


[1] Shënon Muslimi


Përktheu: Omer Murati

Monday, March 10, 2014

Shembulli i shokut të mirë!!

Nga Ebi Musa el Esharij transmetohet se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë: “Shembulli i shokut të mirë dhe shokut të keq është (përkatësisht) si poseduesi i miskut dhe kovaçit. Mbartësi i miskut ose do te japë erë të mirë, ose do ta blesh, ose do të ndjesh prej tij erën e mirë, ndërsa kovaçi ose do të të djegë rrobat, ose do të ndjesh prej tij erën e keqe.” [1]

Kuptimi i përgjithshëm.

Ky hadith, bën pjesë në ato thënie të Profetit (alejhi selam) të cilat kanë të bëjnë me brumosjen e një edukate prej besimtari, për të përgatitur myslimanin që të jetë i gatshëm për ndërtimin e një shoqërie muslimane.

Profeti (alejhi selam) ka qenë gjithmonë i kujdesshëm për të afruar zemrat e muslimanëve njëra me tjetrën, duke i këshilluar në çdo situatë që ka qenë e nevojshme. Shoqëria në Medine përbëhej nga shumica e muslimanëve, nga një pakicë munafikësh, nga çifutë dhe nga mushrikë. Muslimani shoqërohej me ta për çështje të jetës së përditshme dhe ndikohej prej tyre, saqë kishte disa nga jomuslimanët që fusnin mendime të këqija në mesin e muslimanëve.

Profeti (alejhi selam) deshi të merrte masa që myslimani të ishte i sigurtë nga të gjitha këto gjëra, prandaj dhe ka thënë: “Njeriu është me fenë e shokut me të cilin rri, prandaj të shikojë çdonjëri prej jush se me kë shoqërohet.”

Gjithashtu, Profeti (alejhi selam) ka këshilluar muslimanët të vizitojnë njeri-tjetrin për të ripërtëritur imanin, saqë një sahab i thoshte shokut tjetër: “Hajde lexojmë një orë, pra ta ripërtërijmë imanin tonë.”

Profeti (alejhi selam) e ka ditur se njeriu nga natyra e tij është i dobët dhe mund të ndikohet nga të qëndruarit e tij me jomuslimanët. Për këtë arsye, Profeti (alejhi selam) ka vendosur masa (pengesa) që njeriu të jetë i sigurtë për imanin e tij, duke na thënë: “Mos duaj askënd, përveç besimtarit dhe mos ta hajë ushqimin tënd, përveçse i devotshmi!” [2]

Pra, siç shohim, Profeti (alejhi selam) është munduar që të pengojë muslimanët nga shoqërimi me jomuslimanët, që t’i shkëpusë lidhjet e vjetra për t’i zëvendësuar ato me lidhje të reja. Është pyetur Profeti (alejhi selam) se një person i do ata me të cilët shoqërohet. Iu përgjigj i Dërguari (alejhi selam): “Njeriu është me atë që do.”[3]

Në hadithin e temës kuptojmë se njerëzit, të cilët na rrethojnë, ndahen në dy grupe:
1. Është ai vëllai i mirë, ai bujar, i cili të ndihmon ty si në fenë, ashtu edhe në dynjanë tënde. Të nxit ty për bindjen ndaj Allahut dhe për një moral të mirë me fjalën dhe veprën e tij. Këtë lloj shoqërie e kemi për detyrë ta shoqërojmë.

2. Është shoku i keq për atë që shoqërohet me të, sepse ky shok (shok i keq) është ndihmues i vetes tënde, e cila në vetvete është shtysë për të keq dhe që e shtyn njeriun në shkatërrim dhe shkakton mërzitjen e Allahut të Lartësuar.

Prandaj, është detyrë për myslimanin që të shkëputet nga një shoqëri e tillë, sikurse e ka përmendur Profeti (alejhi selam) në hadithin e lartpërmendur, duke krahasuar shokun e mirë si poseduesin e miskut, prej të cilit nuk na vjen asgjë e keqe dhe shokun e keq me kovaçin.

Rregullat që dalin nga hadithi
1. Ndalohet qëndrimi me ata persona, të cilët na nxisin për tek e kota dhe duhet të shoqërohemi me ata persona që na nxisin për të mirë, siç është përmendja e Allahut dhe veprimi i veprave të mira.
2. Ky hadith është argument se lejohen të bëhen krahasime në fe.
3. Lejohet dhënia e shembujve.
4. Është argument se misku është i pastër.

Çfarë përfitohet nga hadithi
1. Njeriu ndikohet nga personi me të cilin shoqërohet.
2. mospasje marrëdhënie me të këqijtë dhe mosshtimi i shoqërisë me ta.
3. Nxit për zgjedhjen e shokut më të mirë.



[1] Buhariu dhe Muslimi.

[2] Ebu Daud dhe Tirmidhiu.

[3]  Buhariu dhe Muslimi.


Përktheu: Omer Murati

Sunday, March 9, 2014

E mira dhe e keqja!!

 Transmetohet nga Nuas in Seman se ka thënë: “E pyeta Profetin alejhi selam se çfarë është el birru (virtyti) dhe el ithëm (e keqja)?” Profeti alejhi selam tha: “El birru është
morali i mirë, ndërsa el ithëm është ai që ta turbullon shikimin tënd dhe nuk do që ta dinë të tjerët.” Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm.

El birru është morali i mirë. El birr janë veprat, morali, ndjenjat, ndikimi i të cilit përhapet tek njeriu dhe e gjithë shoqëria, e ngre jetën e këtij individi dhe jetën e shoqërisë. Ndikimi i parë i këtij virtyti shfaqet tek morali i mirë, e ky moral është fjalë e cila përmbledh lidhjet farefisnore, bujarinë, ndihmën ndaj të afërmit, shfaqet e kujdesia për jetimin, mbrojtja e tij nga mosmashtrimi. Gjithashtu shfaqet në ndihmën e të nevojshmëve në çdo kohë, shfaqet në kujdesen ndaj namazit, në mbajtjen ndaj premtimit, në durimin në kohë të vështira. Gjithashtu, shfaqet tek dhënia ndihmë të varfërve, përkujdesja ndaj tyre me pasuri në shoqërinë myslimane, në të cilën nuk poshtërohet individi.

Fjala e Profetit alejhi selam: “Virtyti është morali i mirë.” është një mënyrë e folur e cila përmbledh të gjitha kuptimet që ta edukojnë dhe ta qetësojnë zemrën dhe e pastrojnë atë nga lëkundjet, të këqijat si dhe e përgatit këtë zemër për vështirësitë që mund të hasë ajo në kohë të vështira, për të mos hequr dorë ndaj detyrës madhështore që ka përsipër.

Profeti alejhi selam ka ftuar për në moralin e mirë në shumë raste, sikurse thotë: “Më i dashuri nga ju tek unë dhe më i afërti në pozitë, është ai i cili ka moralin më të lartë.” Është transmetuar në Kuran kuptimi i fjalës el birr në raste të ndryshme, sikurse është në suren Bekare, ajeti 177 “Nuk është e tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja nga lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë (el birr)...” Kështu pra, ky ajet i vetëm përmbledh bazat e besimit dhe përdorimin e trupit dhe pasurisë dhe të gjitha këto përfshihen tek fjala el birr. Është e vërtetë që kjo fjalë është kyçi (baza) rreth së cilës sillet Islami, parimet e tij dhe sistemi i përsosur islam.

Ndërsa el ithëm është ajo që mbetet nëse myslimani nuk i zbaton kuptimet e fjalës el birr. Zemra e njeriut lëkundet kur përballohet me një vepër të keqe dhe largohet nga çdo gjë e dyshimtë. Kur ai i afrohet një vepre të keqe largohet nga njerëzit dhe nuk dëshiron që të tjerët ta shohin punën e tij, sepse ndjenja e një myslimani, i konsideron njerëzit si dëshmitarët e Allahut në tokë.

Dispozita që dalin nga hadithi.

El ithëm përmbledh gjynahet e mëdha dhe të vogla.

Çfarë përfitohet nga hadithi.

1. Në këtë hadith ka baza matëse me të cilat myslimani mat veprat e tij. Ajo vepër e cila është në përshtatje me sheriatin dhe me të cilën i qetësohet zemra, ajo është el birru, ndërsa kur lëkundet zemra dhe nuk i qetësohet shpirti në veprimin e një vepre të keqe, ky është el ithëm.

2. T’i kushtosh rëndësi moralit të mirë. Duhet që myslimani të jetë i butë dhe i komunikueshëm, të paraqitet me fytyrë të ëmbël, me fjalë të dashura për Allahun dhe për njerëzit.

3. Duhet që nxënësit të pyesin profesorin për atë gjë që nuk e dinë. Përgjigja të jetë në një mënyrë të qartë dhe të kuptueshme për atë që i thua dhe i tregon të tjerëve.


Përktheu: Omer Murati

Friday, March 7, 2014

Mbi pendimin!

“I penduari nga gjynahu është si ai i cili nuk ka fare gjynah.” 

Prej mëshirës së Allahut mbi robërit e Tij është dhe pranimi i pendimit, nëse ky pendim bëhet me sinqeritet dhe duke vendosur moskthimin më në të. [1]

Dijetari i njohur Ibn Kajim el Xheuzijeh thotë se nëse njeriu pendohet nga gjynahu me gjithë zemër dhe me sinqeritet, atëherë ky pendim ia djeg çdo të keqe që ka vepruar më parë dhe ia kthen ato sevape që ka pasur më parë.

Gjynahet dhe veprat e shëmtuara janë sëmundje për zemrën siç janë dhe ethet për trupin. I sëmuri nëse shërohet nga sëmundja i kthehet shëndeti si më parë e ndoshta dhe më mirë, sikur të mos ishte kurrë i sëmurë.

Po ta zëvendësonim shëndetin me veprat e mira dhe sëmundjen me veprat e këqija dhe gjynahet, ndërsa shërimin dhe rikthimin e shëndetit me pendimin do të ishte i saktë krahasimi i mëposhtëm:
“Siç dihet ka disa sëmundje pas së cilave njeriut nuk i kthehet shëndeti si më parë, e kjo vjen nga mos shërimi i plotë. Nga disa sëmundje të tjera i kthehet shëndeti siç e ka pasur, por ka dhe prej atyre sëmundjeve pas të cilave njeriu ndjehet më i shëndoshë se më parë për shkak të shkaqeve të suksesshme që u përdorën për shërim. E pra, u bë sëmundja shkak për një shëndet më të fortë.”

Shënim: Ky mesazh është për të gjithë ne njerëzit mëkatarë, që të pendohemi nga gjynahet, t’i kthehemi me sinqeritet rrugës ku na fton Allahu, e t’i konsiderojmë gjynahet e kryera si një nxitës për vepra të mira e jo pengues, në mënyrë që të mos i humbasim shpresat  nga mëshira e Allahut e të mos vazhdojmë  më në të ndaluara.

[1]Transmeton Ibn Maxhe.


Përktheu: Omer Murati

Thursday, March 6, 2014

Kënaqësia më e madhe në xhenet!

Kënaqësia dhe dhuntia më e madhe, më e larta dhe më madhështorja në botën tjetër është të shikuarit e Allahut të Madhëruar.
Nga Suhejbi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kumtohet se i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kur të hyjnë banorët e xhenetit në xhenet, një thirrës thërret: “O banorë të xhenetit! Ju keni një takim me Krijuesin tuaj. Doni t’iu tregoj për të?” Thonë: “Çfarë takimi është? A nuk na i zbardhi fytyrat, na rëndoi peshoren (e veprave të mira), na futi në xhenet dhe na mbrojti nga zjarri?” Pastaj zbulohet perdja (pengesa) dhe e shikojnë Allahun. Nuk u është dhuruar (banorëve të xhenetit) më parë diçka më e dashur sesa të shikuarit e Allahut të Madhëruar.[1]

I Dërguari sal-lallahu alejhi ue selem e sqaron në këtë hadith se me gjithë të mirat që Allahu u ka dhënë atyre, prapë gjëja më e dashur për ta është të shikuarit e Allahut të Madhëruar.
Për këtë arsye, Allahu na ka treguar për gjendjen e jobesimtarëve me fjalët: “Nuk është ashtu! Në të vërtetë, atë ditë një vel do t’i pengojë ata që të shohin Zotin e tyre...”[2]

Atyre u janë bashkuar dy lloje dënimi: dënimi i zjarrit dhe dënimi i pamundësisë për të parë Allahun e Madhëruar. Ashtu siç ka bashkuar për të dashurit e Tij dy kënaqësi dhe dy dhunti: kënaqësinë dhe dhuntinë e xhenetit dhe mundësinë për të parë Allahun e Lartësuar.
Përgëzime për atë që ka privilegjin ta shohë Allahun e Lartmadhëruar, Krijuesin e botëve. E lus Allahun që të jemi prej atyre që e shohin Atë dhe të na bëjë prej atyre që i ka përmendur në Kuran me fjalët: “E s’ka dyshim se vepërmirët janë në përjetime e kënaqësi (në xhenet). Të mbështetur në kolltukë vështrojnë.”[3] 



[1] Shënon Buhariu, Muslimi.

[2] Muttafifin: 15.

[3] Muttafifin: 22-23.


Përktheu: Omer Murati

Wednesday, March 5, 2014

Hadithi “Mjerë për thembrat nga zjarri.”

Transmetohet nga Abdullah bin Amër el Asi, Ebu Hurejra dhe Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata!) se kanë thënë: “I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Mjerë për thembrat nga zjarri.
Nxjerrja e hadithit:
Hadithin e transmetuar nga Abdullah bin Amër el Asi e ka nxjerr Buhariu (60) dhe Muslimi (241).
Hadithin e Ebu Hurejrës e ka nxjerr Buhariu (165) dhe Muslimi (242)
Hadithin e Aishes e ka nxjerr Muslimi (240)
Ahmedi (9/24570) dhe En Nesai (1/77-78).
Shpjegimi:
Fjala e tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “Uejlun – Mjerë”, disa komentues kanë thënë se: “Uejlun është lugin në xhehenem.” Porse e sakta është se “Uejlun – Mjerë” është fjalë që vjen (tregon) për kërkënim dhe dënim.
Fjala e tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “për thembrat nga zjarri”, Thembra është pjesa e mbrampe e këmbës. Prej këtij hadithi kuptohet ndalimi i lënies së larjes së thembrave kur merr abdes. E kjo, ngase Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) vërejti disa sahabë që po merrnin abdes dhe nuk i lanë thembrat e këmbëve (nga nxitimi). Atëherë Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëroi një person që të thërrasë dhe të thotë: “Mjerë për thembrat nga zjarri.” Kjo gjë na tregon se nuk i lejohet personit të lëri pa larë thembrat e këmbëve gjatë marrjes së abdesit dhe se abdesi nuk është i plotë vetëm se me larjen e tyre. Ky është medh’hebi i shumicës (xhumhurve) së umetit duke kundërshtuar kështu mendimin e disa bidatçinjve.[1]

[1] Sherh Umdetil Ahkam


Përktheu: Omer Murati

Tuesday, March 4, 2014

Debati ë mes Dijetarëve sunni dhe Dijetarëve Shija ë kohën e Nadir Shah në Iran!!!

Kjo ngjarje ka ndodhur në kohën e (prijësit) Nadir Shah në Iran [1]. 

Nadir Shah i thirri të gjithë dijetarët Sunni dhe dijetarët e Shijave në mënyrë që t’i bashkojë ata dhe të shikojë shkakun mospajtimit mes tyre. Erdhën të gjithë dijetarët e Shijave, kurse nga dijetarët Sunni erdhi veç njëri prej tyre, dhe ai erdhi me vonesë. Ai hyri tek ata duke i mbajtur këpucët e tij nën sqetulla. Dijetarët e Shijave e vështruan atë, dhe i thanë: “Përse ke hyrë tek (prijësi) Shah dhe po i mban këpucët (nën sqetulla) ?”

Ai tha: “Kam dëgjuar se Shijat në kohën e të Dërguarit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i vidhnin këpucët!”

Ata thanë: “Nuk kanë ekzistuar Shijat në kohën e të Dërguarit!”

Ai tha: “Atëherë, mbaroi debati! Prej nga erdhët ju me fenë tuaj?”



[1] Dijetari që debatoi me Rafidijt ishte Abdullah es-Suejdi – Allahu e mëshiroftë -, lindi në vitin 1104 H, dhe vdiq më 1170 H.


Përktheu: Omer Murati



Monday, March 3, 2014

Historia e Ibrahimit me mbretin zullumqar!!

Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ibrahimi u shpërngul bashkë me Sarën derisa hynë në një qytet ku ndodhej një mbret apo tiran. Atij i thanë: ‘Ka ardhur Ibrahimi bashkë me një grua me bukuri të rrallë.’ Mbreti e thirri dhe i tha: ‘O Ibrahim, kush është ajo grua që ka ardhur me ty?’ Tha: ‘Ajo është motra ime.’ Pastaj u kthye tek ajo dhe i tha: ‘Mos më nxirr mua gënjeshtar, pasi unë u thash atyre se je motra ime, dhe unë betohem në Allahun se nuk di të ketë mbi tokë ndonjë besimtar veç meje dhe teje.’ Mbas kësaj, e dërgoi te ai. Kur mbreti deshi t’i afrohej, ajo nxitoi të marrë abdes e menjëherë nisi të falej dhe tha: ‘O Allahu im, nëse unë kam besuar tek Ti dhe tek i Dërguari yt dhe e kam ruajtur nderin tim, mos e lejo këtë të pafe të më shtijë në dorë!’ Ai u rrëzua në dysheme dhe nisi të ngasë këmbët.
El Earaxh tha se Ebu Seleme bin Abdurrahman ka thënë se Ebu Hurejra ka treguar se ajo tha: ‘Nëse ai vdes, do më fajësojnë mua’ – kështu që kërkoi ndihmë. Kur u përmend, ai deshi përsëri ta prekë, por ajo nxitoi të marrë abdes e menjëherë nisi të falej dhe tha: ‘O Allahu im, nëse unë kam besuar tek Ti dhe tek i Dërguari yt dhe e kam ruajtur nderin tim, mos e lejo këtë të pafe të më shtijë në dorë!’ Ai përsëri u rrëzua në dysheme dhe nisi të ngasë këmbët.”
Abdurrahmani ka thënë se Ebu Selemeh ka thënë se Ebu Hurejra ka treguar se ajo tha: “Nëse ai vdes, do më fajësojnë mua” Kështu që kërkoi ndihmë për të dytën apo të tretën herë. Mbreti tha: “Pasha Zotin, nuk më keni sjellë njeri por shejtan! Jepini asaj Haxheren dhe çojeni tek Ibrahimi!” Ajo u kthye tek Ibrahimi dhe tha: “E ndjeva që Allahu e zmbrapsi të pafenë dhe më dhuroi një shërbëtore.”[1]

[1] Hadithin e transmeton Buhariu në “Sahihun” e tij me nr. 2217.

Përtheu:Omer Murati