Thursday, March 27, 2014

Dituria i lartëson dijetarët mbi të tjerët!!

Kur’ani dhe hadithi i Pejgamberit s.a.v.s. e lartësuan
diturinë dhe dijetarët në një shkallë të lartë, saqë asnjë ideologji,
në asnjë periudhë historike , të vjetër apo të re , nuk arriti t’i
lartësojë ashtu. Zoti i Madhëruar në Kur'an thotë:


“…All-llahu i ngre në shkallë të lartë ata të cilët besojnë në
mesin tuaj dhe ata të cilëve u është dhënë dijenia. All-llahu di
se çka punoni ju “. (El-Muxhadele,11)

Ibni Abbasi r.a. ka thënë:“Dijetarët janë të lartësuar shtatëqind shkallë mbi besimtarët,ndërsa distanca mes dy shkallëve është, pesëqind vite udhëtim”. [1]

Transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:

“…Për dijetarët bëjnë dua (lutje) gjithçka në qiej dhe në tokë, bile
edhe peshqit në ujë. Përparësia e dijetarëve ndaj të tjerëve është sikur shkëlqimi i hënës së plotë në krahasim me të yjeve,….” [2]

Nga ky hadith, së pari nxjerrim parimin, se dituria i lartëson dijetarët mbi të tjerët, dhe njëherazi shkakton që ata të jenë të dashur dhe të nderuar, si nga njerëzit ashtu edhe nga gjallesat e tjera. Në hadith gjithashtu kuptohet përparësia e dijetarit ndaj
të tjerëve, prandaj kërkohet respekti dhe nderimi ndaj dijetarëve
ngase ata kanë përparësi nga të tjerët.

[1] "Ihja Ulumud din", vëll.I, fq.5..

[2] "Sunen Ebi Davud", vëll.III, fq.317, h.3641. Këtë hadith e shënojnë edhe Tirmidhiu, Ibn Maxheh nga Ebu Darda dhe thotë Ibn Hibani e konfirmon hadith të saktë.


Përktheu: Omer Murati


No comments:

Post a Comment