
El Earaxh tha se Ebu Seleme bin Abdurrahman ka thënë se Ebu Hurejra ka treguar se ajo tha: ‘Nëse ai vdes, do më fajësojnë mua’ – kështu që kërkoi ndihmë. Kur u përmend, ai deshi përsëri ta prekë, por ajo nxitoi të marrë abdes e menjëherë nisi të falej dhe tha: ‘O Allahu im, nëse unë kam besuar tek Ti dhe tek i Dërguari yt dhe e kam ruajtur nderin tim, mos e lejo këtë të pafe të më shtijë në dorë!’ Ai përsëri u rrëzua në dysheme dhe nisi të ngasë këmbët.”
Abdurrahmani ka thënë se Ebu Selemeh ka thënë se Ebu Hurejra ka treguar se ajo tha: “Nëse ai vdes, do më fajësojnë mua” Kështu që kërkoi ndihmë për të dytën apo të tretën herë. Mbreti tha: “Pasha Zotin, nuk më keni sjellë njeri por shejtan! Jepini asaj Haxheren dhe çojeni tek Ibrahimi!” Ajo u kthye tek Ibrahimi dhe tha: “E ndjeva që Allahu e zmbrapsi të pafenë dhe më dhuroi një shërbëtore.”[1]
[1] Hadithin e transmeton Buhariu në “Sahihun” e tij me nr. 2217.
Përtheu:Omer Murati
No comments:
Post a Comment