Transmeton Tirmidhiu nga Muadh ibn Xhebeli, se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Ki frikë Allahun kudo që je, pasoje te keqen me një të mirë, ajo e fshin atë (të keqen), dhe (komuniko) sillu me njerëzit me moral të mirë.” [1]
Ky hadith ka përfshirë tri porosi me të cilat rregullohet dhe drejtohet e gjithë çështja e fesë dhe dynjasë. Sa i përket frikës ndaj Allahut, ajo synon devotshmërinë, e cila realizohet duke i respektuar urdhrat e Allahut dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij, duke e përmendur dhe mos harruar, duke falënderuar e mos mohuar, duke qenë mirënjohës në lumturi e vështirësi, në gëzim e në pikëllim, ashtu sikurse e meriton Fytyra e Tij. I Lartësuar dhe i Fuqishëm është Ai!
Kurse sa i përket të drejtave të robërve, e para e tyre është drejtësia ndaj vetvetes, duke i realizuar qëllimet dhe kërkesat trupore në mbikëqyrjen e Allahut të Lartësuar, duke i lënë mëkatet dhe duke ikur prej tyre, por ndërkohë duke i pasuar ato me vepra të mira dhe lutje ndaj Krijuesit.
Fjala e Pejgamberit alejhi selam “Ki frikë Allahun kudo që je” është udhëzim profetik që drejton dhe ngre ambiciet e çdo muslimani, gjithashtu është mburojë që e mbron nga çdo e keqe. E, devotshmëria është rruga e shpëtimit.
[1] Tirmidhiu.
Përktheu: Omer Murati
No comments:
Post a Comment